• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJASHTË DITË PAS SULMIT KIBERNETIK/ Rinis punën gazsjellësi më i madh amerikan
Home
Nderkombetare

GJASHTË DITË PAS SULMIT KIBERNETIK/ Rinis punën gazsjellësi më i madh amerikan

13 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Gazsjellësi më i madh amerikan ka rinisur punën gjashtë ditë pas një sulmi kibernetik që i ka ndalur aktivitetin dhe ka rritur shqetësimet për furnizime të naftës në gjithë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Kompania Colonial Pipeline ka thënë më 12 maj se rinisja e punës nënkupton se do të duhen disa ditë që gjithçka t’i kthehet normales.

Kjo kompani ka njoftuar më 8 maj se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, çka ka rezultuar me ndalje të operacioneve.

Ky njëherësh është konsideruar sulmi më i rëndë kibernetik në infrastrukturën energjetike të SHBA-së.

Gazsjellësi me gjatësi 8,850 kilometra transporton rreth 45 për qind të karburanteve në pjesën lindore të SHBA-së.

Së fundi në këtë pjesë është raportuar për mungesë të naftës, por edhe rritje të çmimeve të karburanteve, gjë që ka shqetësuar qytetarët amerikanë.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë se rrjeti kriminal DarkSide, ka kryer sulmin kibernetik.

Ekspertë të kibernetikës besojnë se rrjeti ka bazën në Rusi apo Evropën Lindore, ku shërbime lokale të sigurisë mund të tolerojnë apo edhe të punësojnë këta kriminelë kibernetikë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë më 10 maj se Rusia “ka përgjegjësi” për t’u deklaruar rreth sulmit, ndonëse nuk e ka fajësuar drejtpërdrejt Kremlinin.

Rusia ka hedhur poshtë përfshirjen në këtë sulm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI/ Financial Times: AstraZeneca është efektive kundër variantit indian të COVID
Previous article SHIFRAT/ Ja sa infektime dhe viktima janë regjistruar që prej shpërthimit të pandemisë në botë

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme Botë

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT