Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në një lokal në Dhërmi.
Burime për bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lokalin ‘Havana’ i cili ishte i mbushur me njerëz.
Përplasja me armë ka ardhur pas një konflikti mes disa të rinjve të cilët më pas kanë nxjerrë armët.
Paraprakisht mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.


