• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GJAKMARRJA MORI NJË TË PAFAJSHËM”/ Flet gruaja e Eri Zefit: Vëllai i vrau shokun, O Zot – thoshte – s’e mendoj ta lë djalin pa baba
Home
Breaking News

“GJAKMARRJA MORI NJË TË PAFAJSHËM”/ Flet gruaja e Eri Zefit: Vëllai i vrau shokun, O Zot – thoshte – s’e mendoj ta lë djalin pa baba

8 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjashtë ditë më parë u ekzekutua me gjashtë plumba Eri Zefi në Fan të Mirditës, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por një fëmijë katër muajsh që mbeti jetim. Vrasja dyshohet se lidhet me hakmarrjen, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi në datë 24 shkurt të këtij viti vrau Martin Ndrecën në sytë e fëmijës 10-vjeç në Durrës.

Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, gruaja e Eri Zefit rrëfen të gjithë historinë e gjakmarrjes mes dy familjeve pas vrasjes së Martin Ndrecës. Nazli Zefi 25-vjeçe e cila nuk është shqiptare, por që ishte martuar me Eri Zefin dhe 4 muaj më parë solli në jetë djalin, thotë se burri i saj e kishte shok të ngushtë Martin Ndrecën, që vrau i vëllai. 25-vjeçe tregon se burri i trembej hakmarrjes pas vrasjes që kishte bërë i vëllai.

“Mua më kanë vrarë burrin dhe babanë e fëmijës 4 muajsh. Unë vetë jam e huaj, por dua drejtësi për burrin tim. Ai ka humbur jetën pa faj. Gjithnjë ka qëndruar me frikë dhe më fund e kanë vrarë. Fëmija im po rritet pa baba, ndërsa unë ende nuk e di kush e ka vrarë burrin tim. Unë dua të di se cfarë ka ndodhur me burrin tim. Policia gjysmën e fakteve e ka lënë me humbur në vendin e ngjarjes, ka lënë ekspertizën në gjysëm. Burri im e ka dashur djalin e vet edhe ka vdekur për atë. Nuk mundem me kuptuar, që gjakmarrja bëhet mbi njerëz të pafajshëm.

Kam humb burrin, jam pa letra edhe kam frikë që djali im nuk rritet ashtu si ka pas dëshirë. Burri im pa ditur gjë ka ecur në rrugë të keqe. E kanë mashtruar dhe është bërë gjakmarrja. Duhet të ndalohet gjakmarrja mbi njerëzit e pafajshëm.  Unë kam shkuar te vendi ku i ka dalë shpirti me vendosur lule dhe jo për të gjetur plumbat që kanë kaluar në trupin e tij. Nuk mund të jem rehat, se unë e di që 1000% burri im ka lënë jetën pa faj. Ai ka pasur frikë për gjakmarrje, cdo natë ishte në mendime dhe me lot në sy në gjumë. Kunati im Ndue Zefi ka vrarë Martin Ndrecën para njerëzve edhe është dorëzuar duke pranuar vrasjen.

Kur ka ndodhur konflikti me Ndue Zefin dhe Martin Ndrecën atë natë ky i fundit mori në telefon burrin tim sepse kanë qenë shokë. Por ne ishim në gjumë dhe askush nuk e dëgjoi telefonin. Kur u ngritëm në mëngjes pamë që kishte shumë thirrje të humbura. Më pas burri mori vesh se i vëllai kishte vrarë atë natën Martinin. I iku truri dhe nuk po besonte si është bo kjo punë mes shokëve. Burri, cdo natë më thoshte ‘është gjynah që Ndue Zefi (i vëllai) është në burg dhe nuk mundet me pa fëmijët e ve, por ma gjynah se Martini nuk ka.

Martiani nuk mundet kurrë më me marrë fëmijët e vet në krah, nuk ka më keq’. Edhe sa herë ai thoshte ‘o Zot unë kam djalin aq kaq të vogël dhe nuk mundem të mendoj mos me qenë këtu për atë‘. Dhimbjen që ka pasur familja e Martinit atëherë, e kemi ne tani. Nuk e kuptoj pse e kanë vrarë burrin tim, ai nuk ka pasur kurrë konflikte me shokët, as me njerëzit e tjerë. Ai ka ndihmuar cilin ka mundur. Unë kam qenë në polici dhe u kam thënë se mendoj se janë të korruptuar. Mua më thanë se nuk ka policë të korruptuar por nuk ka mundësi me e bërë atë punë” deklaroi ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYN NË FUQI LIGJI I RI/ Aktet e dhunës në stadiumet shqiptare, tashmë dënohen me burg
Previous article MSOJENI TANI/ Një pyetje e vetme do t'ju ndihmojë të zbuloni mashtruesit rreth jush!

k.autor

Postime të ngjashme

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT