• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GËZUAR FITER BAJRAMIN”/ Braçe: Kjo s’është festa e vrasësve, hajdutëve dhe mashtruesve…e kujtoni sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe
Home
Politikë

“GËZUAR FITER BAJRAMIN”/ Braçe: Kjo s’është festa e vrasësve, hajdutëve dhe mashtruesve…e kujtoni sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe

24 May, 2020 Delo.autor Politikë

Zv. kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët mysliman për Fiter Bajramit. Në një urim të gjatë, drejtuar çdo besimtari myslimanë për më shumë paqe dhe dashuri. Në mesazhin e tij nuk ka munguar ironia, për ata politikanë që nuk mbajnë premtimet, siç ishte edhe ai për xhaminë e madhe.

“Çdo shqiptari të zakonshëm, të besimit islam, kudo që të ndodhet, dua t’i uroj me shpirt; Gëzuar Bajramin e madh! Kudo që të ndodhesh, në Divjakë- Cerme të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Kamp, Shkumbin, Sulzotaj, Shenepremte, Mize, Xeng, Zharnec, Gërmenj, Bishtcukas, Hallvaxhias, Hoxhaj, Dushk Can, Tre Ura, Stravec, Grabian, Ferras, Sopez, Spolate, Babunje, Kamenice, Kryekuq, Gurr, Remas, Mucias, Bedat, Adriatik, Bushnje, Berat, kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Malin e Zi, Të kesh Zotin pranë, besimin e fortë në të, paqen, miresinë, dashurinë, kujdesin, solidaritetin, përulesinë, drejtësinë e barazinë si vlera themelore të komunitetit tonë!
Gjendju të pamundurit, nevojtarit, të sëmurit, punëtorit, shërbyesit! Ndaj me ta jo thjesht besimin ne zot, por gjithçka ke, nga vlerat, mundësitë deri tek ushqimi, ilaçet dhe çdo gjë që e bën jetën e tjetrit më të mirë!

Para Zotit jemi të gjithë të barabarte pavarësisht nga pushteti, pasuria, fuqia që buron prej tyre! Dua ta përsëris; Është festa juaj, vlerave tuaja si njerëz modeste e të përulur, të zakonshëm por të jashtëzakonshëm si të tille! Nuk është festa e vrasësve që, kujtohen për Zotin pasi i marrin jetën që Zoti i fali tjetrit të paqtë e të pafaj, thjesht si fuqi e pushtetit mbi te ndryshmin, kundërshtarin, atë që nuk i bindet fuqisë së tij të padrejtë, pa moral e vlera; Nuk është festa e hajdutëve që, kujtohen për Zotin kur duan të fshehin vjedhjet, grabitjet, abuzimin e korrupsionin, pasurimin e paligjshëm, të padrejtë e asfare moral duke i mohuar mundësitë që Zoti ju ka dhënë gjithë të tjerëve, thjesht si keqpërdorim i pushtetit;

Nuk është festa e mashtruesve që, të shohin në sy e pa respekt, nder e dinjitet, moral, flasin për Zotin, flasin në emër të Zotit apo me keq, bëjnë si Zoti kur në fakt mashtrojnë, gënjejnë çdo dite, çdo vit, përherë, në dite feste edhe më shumë, për t’u dukur ata që nuk janë, nisur nga nevoja ulëritëse për puahtet mbi njerëzit e zakonshëm! Nuk mund të jenë këta pronaret e besimit, ëndrrave, shpresës së njerëzve, komuniteteve! E mbani mend se sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe“, shkruan Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URON FITER BAJRAMIN/ Kryemadhi bën dhe politikë: Zoti na dhëntë forcë për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë kombin tonë
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Mos u tregoni të ulët. Mos e prekni Pëllumb Piperon

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT