Kur janë shënuar 17 vite nga masakra e Gërdecit që i mori jetën 26 personave, procesi gjyqësor ende po zvarritet. Seanca në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu e cila do të mbahej sot është shtyrë. Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor.
Në seancën e 22 prillit Mediu tha se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.


