Policia ka zbardhur ngjarja e ndodhur tre javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese.
Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga babë e bir, pasi akuzohen për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”. Lënda plasëse u vendos tek dera e banesës së Bekie Zotos, nëna e Gentjan Zotos, i dënuar me 35 vite burg, i akuzuar për një atentat të ndodhur në vitin 2019 në Lungomare të Vlorës, ku shënjestër ishte Inez Hajrulla.
Sa i përket ngjarjes, dyshohet se autorët kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Më pas, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për tu afruar pranë banesës, ku është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer. Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Më pas, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për tu afruar pranë banesës, ku është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.
Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë
Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese.


