• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GENTJAN HOXHA, misteri i pronarit të një servisi për bomba me celular. Nga atentatet MAFIOZE tek XHIHADISTËT
Home
Ekskluzive

GENTJAN HOXHA, misteri i pronarit të një servisi për bomba me celular. Nga atentatet MAFIOZE tek XHIHADISTËT

16 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Disa ditë më parë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, një 34-vjeçari i shpërtheu në dorë një celular të cilit po i montonte një minë.
Mbetet ende mister se si autori, Gentian Hoxha, e bënte këtë “tregti”, në mes të Tiranës, në një nga zonat më të populluara, fare prane Ambasadës amerikane, pa iu dridhur qerpiku.

Hoxha prodhonte dhe shiste mina me telekomandë dhe nje e tillë shpjegojnë burimet kushtonte deri në 2000 Euro.

Si ndodhi ngjarja:

Rreth orës 10:40, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një dyqan servis celularësh në rrugën “Qamil Guranjaku”, në kryeqytet. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati viktima, por vetëm një person të plagosur dhe dëme të shumta materiale, në dyqanin ku ndodhi dhe në godinat e bizneset përreth.

Policia tha se personi i plagosur është pronari i dyqanit, Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për në spital. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi se lënda shpërthyese ka qenë brenda dyqanit dhe vala e goditjes ka qenë nga brenda jashtë.

Ekspertë të njësisë antieksplozive e kriminalistë kanë përcaktuar se vatra e shpërthimit ka qenë në tavolinën e punës së 34-vjeçarit. Ndërsa i riu ndodhej i vetëm në dyqan e derën e kishte mbyllur me çelës nga brenda. Ky veprim ka shtuar dyshimet se në ambientet ku ndodhi shpërthimi mund të jetë kryer aktivitet i kundraligjshëm.

Gentian Hoxha, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi, është marrë edhe më parë me montimin e lëndëve plasëse në celular. Ai kishte marrë një dyqan me qira, për të kamufluar punën që kryente. Në këtë ambient, Hoxha kishte krijuar një dhomë të dyfishtë për të fshehur detonarorët dhe kapsollat.


Çfarë u zbulua:

Mësohet se lëndën shpërthyese, 34-vjeçari e siguronte në qytetin Fushë-Krujës. Gjithashtu edhe tregu kryesor për tregtimin e bumbave të cilat aktivizohen në distancë ishte edhe Durrësi apo Kruja, pohojnë burime nga policia kriminale e Tiranës.

Gentian Hoxha, që mbeti i plagosur pasi ishte duke montuar një mine me celularë në dyqanin e tij në rrugën “Pjetër Budi”, nuk mund të flasë dhe të dëgjojë sipas mjekëve, pasi ka shumë dëmtime në kokë e gjymtyrë.

Për çfarë dyshohet (Shkrimi i mediave italiane):

Një muaj më parë ishte ndaluar një kamion në kufi me Malin e Zi. Të fshehura brenda tij ishin tre nga këto porosi me destinacion Italinë, pasi të kalonin detin. Mekanizimi në celularët bombë është i thjeshtë: gjysmë kilogramë tritol montohet në celular dhe pakoja vendoset poshtë makinës së objektivit. Duke telefonuar numrin e atij celulari aktivizohet një sensor që ndez bombën. Gjatë muajve të fundit nga Tirana deri në Jug në Vlorë, janë hapur qindra dyqane celularësh për riparimin e tyre. Disa nga pronarët janë direkt të lidhur me xhamitë. Mund të jetë thjesht rastësi, por investiguesit nuk besojnë: Ka një dyshim të fortë se bashkë me drejtimin e klanit puliez, qëndrojnë xhihadistët. Një lidhje që i konfirmon shqiptarët me këto ngjarje është ajo e masakrës së Nisës më 14 Korrik 2016, ku atentatori Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte kontaktuar pikërisht shqiptarët për të siguruar armët.

Kjo situatë ka gjithashtu një anë tjetër të medaljes po në Shqipëri, ku ish-policët e rinj të mbijetuar nga lufta civile dhe nga hakmarrja e skafistëve ja kanë dalë të rimarrin pozicione të larta. Janë 40-vjeçarë të rritur me mësimet e forcave italiane të rendit në atë kohë të dislokuar në Shqipëri; kanë mësuar teknika dhe hetime dhe aftësi analizuese si dhe janë shndërruar në ndërveprues shumë të mirë. Zbulimi dhe zhvillimi i kësaj fijeje investigative të telefonmave bombë e lind nga këta investigatorë. Për shembull në skuadrën e Vlorës drejtuar nga shefi i policisë Gentian Musabelliu dhe në Fier nga homologu Artur Selimaj, prej kohësh janë vënë në ndjekje të skafistëve që kanë investuar në hektarë plantacionesh. Rruga tradicionale mes Shqipërisë dhe Pulias është përdorur për ngarkesa të paligjshme. Mbi gomone dhe motoskafë janë fshehur edhe armë. Tashmë transportohen bomba.

Denoncimet e para (rastet)

Blerja e armëve nga Shqipëria është një karaktëristikë e zonës së Cerignolas. Por siÖ tregon për Corriere një burim i besueshëm, kjo armë e re, pra tritoli i montuar në celular tregon një rritje të nivelit, të strategjisë e së fundi edhe të veprimit.

Droga ka lënë llogari të hapura qoftë të brendshme, qoftë edhe mes shqiptarëve dhe italianëve. Bosi i Foggias Saverio Tuçi u vra në tetor në Amsterdam; ekzekutuesi është italian, por në listën e njerëzve të tjerë të përfshirë duhet të ketë edhe shqiptarë.

Pas nxehtësisë mediatike të gushtit në Puglia ka rënë qetësia. Ndërkohë në Foggia ka nisur një revolucion i vogël i pazakontë: «Janë bërë denoncimet e para të mundimshme nga sipërmarrësit e prekur nga klani mafioz. Tashmë është radha jonë të japim rezultate të menjëhershme, përndryshe do të jetë e kotë », thuhet në shkrim.

Çfarë dëshmoi Gentiani:
Ai ka thënë ditën e djeshme se ka marrë një pako në dyqan, e cila ka shpërthyer teksa po e hapte. Megjithatë, ky version nuk është aspak bindës për Policinë dhe Prokurorinë. Kjo e fundit, ka gjetur materiale komprometuese në servisin e celularëve të Gentian Hoxhës.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Asnjë humbje gjatë 2018-ës, Federer mbron kreun edhe pas Indian Wells
Previous article Marrin fund pritjet, Skënderbeu ndërpret me marrëveshje kontratën me mesfushorin Afrim Taku

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT