• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Gazsjellësi TAP, si po injekton 1.5 miliardë euro në ekonominë shqiptare
Home
Ekonomi
GoodNews

Gazsjellësi TAP, si po injekton 1.5 miliardë euro në ekonominë shqiptare

11 November, 2017 Redaktor1 Ekonomi, GoodNews

Rreth 1.5 miliardë euro është injektimi i Gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline (TAP) në ekonominë shqiptare.

Projekti ka hyrë në fazën më intensive të zbatimit të tij dhe nisë punimet në det vitin që vjen.

Deri tani TAP ka përfunduar më shumë se 142 km tubacione të salduara, përgjatë rrugës tokësore të tubacionit në pjesën shqiptare.

Zëdhënësi i TAP në Shqipëri, Agim Fjolla tha për ATSH-në, se shtrirja e tubave ka përfunduar në 148 km nga 215 km të përgjithshme të linjës së gazsjellësit në Shqipëri.

Paralelisht me mbylljen e punimeve, po ecën edhe procesi i kthimit të tokës në gjendjen e mëparshme dhe përdorimi përsëri nga pronarët/përdoruesit.

Numri i të punësuarve drejtpërdrejt në TAP-it në Shqipëri, arrin në 2.750 persona, 84% e të cilëve janë punonjës shqiptarë.

Gjurma e gazsjellësit nis në afërsi të Kipoit, në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, kurse në Shqipëri përshkon qytetet Korçë, Berat dhe Fier, e del më pas në det për t’u lidhur me shtetin fqinj, Italinë.

Punimet në  det nisin në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë për disa muaj. Sipas ekspertëve, kjo është pjesa më e lehtë për shkak të zhvillimit teknologjik.

Ndërsa në vitin 2019, do të jetë periudha e testimit dhe komisionimit të projektit, sikurse vijon mbushja me gaz.

Gazi i parë do të transportohet nga fushat e Azerbajxhanit në Europën Perëndimore në vitin 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Kush ishte aktori Mërkur Bozgo që u shua në moshën 80 vjeçare
Previous article Krim në familje trondit Elbasanin/ 35-vjeçari plagos me thikë vëllain dhe kunatën

Redaktor1

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT