• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gazivoda dhe marrëveshja për Energjinë, “përplasin” Kosovën dhe Serbinë
Home
Rajon

Gazivoda dhe marrëveshja për Energjinë, “përplasin” Kosovën dhe Serbinë

19 June, 2018 Ina.Autor Rajon

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të raportojë për arritjet në zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut.

Arifi nuk po pranon të vazhdojë dialogun teknik me Serbinë për shkak të mungesës së diskutimeve për marrëveshjen e Energjisë. E për këtë temë ai do të flasë edhe në Bruksel.

Arifi është në përputhje me deklaratat e kryeministrit Haradinaj i cili ditë më parë tha se Kosova po këmbëngul në zbatimin e marrëveshjes për energjinë, transmeton lajmi.net.

Sipas palës kosovare serbët dëshirojnë të flasim vetëm për Asociacionin, çka sipas tyre nuk është korrekte.

“Ka kohë që dialogu teknik nuk funksionon. Ne menduam se është e kot të ulemi në tavolinë, nëse nuk diskutohet për energjinë. Nuk hedhim poshtë tema tjera, por ajo duhet të jetë kryesore”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka theksuar se pika kryesore e marrëveshjes për energjinë është Liqeni i Gazivodës.
Ai thotë se shumë komuna të Kosovës furnizohen me ujë nga ky liqen.

“Gjithë zona e liqenit është 20% në Serbi e 80% në territorin e Zubin Potokut në veri të Kosovës. Gazivoda varet direkt për prodhim të energjisë elektrike dhe ujë të pijshëm në Prishtinë”, theksoi i pari i qeverisë së Kosovës.

Por krejtësisht ndryshe flet presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Energjinë.

“Ata mendojnë të marrin Gazivodën vetëm se janë të interesuar ta marrin veriun”, theksoi presidenti serb.

Vuçiç ndryshe nga Haradinaj, pretendon se pjesa më e madhe e Gazivodës është në territorin e Serbisë.
“Ne nuk kemi marrëveshje për energjinë. Ata gënjejnë dhe shpikin”, tha Vuçiç.

Por marrëveshja për Energjinë në Burksel ishte nënshkruar në vitin 2015.
Pikërisht sot delegacioni kosovar pas vizitës në Burksel ku raportuan për arritjet e Kosovës, kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

“Delegacioni i Kosovës, përpara zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe 28 anëtarëve të saj, ngritën çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes” thuhej në komunikatën e qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Si shkon, Manu"/ Presidenti i kthehet duke i dhenë një leksion adoleshentes
Previous article Ekzekutoi të shoqin me armë zjarri, flet nëna e dy fëmijëve: E vrava se nuk durova dot, ARMEN E GJETA....

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT