Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun.
Gjatë arrestimit të tyre policia është përballur me deputetët e tjerë të Vetëvendosjes dhe aktivistë, të cilët tentonin të parandalonin arrestimin e tyre.
Si pasojë, gjatë këtij arrestimi janë lënduar edhe disa gazetarë dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes.