• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gazeta pranë Erdogan, sulme dhe akuza të rënda për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Home
Sociale

Gazeta pranë Erdogan, sulme dhe akuza të rënda për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

5 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gazeta turke pranë pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, “Yeni Akit” publikonte në datën 2 janar të këtij viti një shkrim që është fund e krye një sulm biografik ndaj kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Autor është Ayhan Demir, i njohur për përqendrimin në tema që kanë të bëjnë me Shqipërinë.

Shkrimi është shpërndarë po ashtu i përkthyer shqip përmes e-mailit dhe aty akuzohet Bruçaj si njeri i Fetullah Gulenit në vendin tonë.

Demir e përkthen analitikisht cv-në zyrtare të Bruçaj që e lidh me organizatën FETO, një obsesion i politikës së jashtme të Turqisë që pas ngjarjeve të korrikut 2016.

“Pozicioni i mëpasëm i Bruçaj, i cili kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit.

Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare.

Shkaku më i rëndësishëm i këtij lartësimi të shpejtë ishte efektiviteti i organizatës FETO në KMSH dhe vartësia e pakushtëzuar e Bruçaj ndaj kësaj organizate terroriste.

Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte.

Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më të madhe. Ata që u përjetuan në myftininë e qytetit të Librazhdit janë vetëm njëra prej këtyre”, shkruan Demir(përkthimi shqip sipas materialit të shpërndarë me e-mail).

Më tej, autori kap edhe raste të supozuara të korrupsionit duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e KMSH-së.

Sipas tij donacionet e dhëna për ndërtime apo restaurime të xhamive në Durrës, Krusë, apo të Pezës, sipas tij janë shpërdoruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Burri i Angela Martinit është boss, por kali i kuq e ka një huq
Previous article Shpërthen Antonio Konte: Rrallë herë më blejnë ata lojtarë që kërkoj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi Aktualitet

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT