• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gazeta austriake: Kur gjyqsori duhet të dridhet nga vettingu. Rasti Tahiri të bëhet model në Shqipëri
Home
Aktualitet
Drejtësi

Gazeta austriake: Kur gjyqsori duhet të dridhet nga vettingu. Rasti Tahiri të bëhet model në Shqipëri

20 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Reforma gjyqësore në Shqipëri. Si parakusht për bisedimet e pranimit në BE, Shqipëria duhet të shqyrtojë gjyqësorin e saj. Nëse një kontraktor i ri shqiptar ndalohet nga policia për shpejtësi dhe kjo zbulon në makinën luksoze të tij 800,000 euro “kesh” dhe dy licenca për drejtim anijesh të ish-ministrit të brendshëm shqiptar, kjo duket shumë keq për ish-anëtarin e qeverisë. Sidomos pasi emri i tij u përfshi vetëm një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një “lordi” shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri, ai ishte njollosur në mënyrë të përsëritur, ndërsa tashmë emri i tij u dëgjua në bisedat e përgjuara telefonike të shefave të fuqishëm të drogës.

Ish-ministri 38-vjeçar mohon gjithçka. Procesi ligjor i ngjarjeve rreth Tahirit, megjithatë, mund të bëhet një model dhe një rast vendimtar në Shqipëri. Në pranverë, vendi i vogël ballkanik shpreson të marrë dritën jeshile të BE për të hapur bisedimet e pranimit. Shqipëria ende ka shumë parakushte për të përmbushur, por mbi të gjitha, lufta dhe krimi në vend duhet të fillojë me zell dhe seriozitet. Është thelbësore që të zbatohet reforma ambicioze e gjyqësorit, e cila është shtyrë përpara me shumë presion ndërkombëtar. “Nuk mjafton që të kemi ligje të mira”, thotë ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, për “KURIER”, “ju gjithashtu keni nevojë për njerëzit e duhur”. Të 800 gjyqtarët dhe prokurorët në vend tani i janë nënshtruar një “vetting”-u serioz. “Tre nivele janë duke u shqyrtuar,” thotë Vlahutin, “për efikasitet profesional, për lidhje të mundshme ndaj krimit dhe pronës: nëse një gjyqtar zotëron një shtëpi me vlerë disa miliona, ai duhet të provojë se nga i vijnë fondet”. Orët arta Rolex, makinat e shpejta sportive, të gjitha blerjet ligjore të të gjitha mallrave luksoze duhen të provohen. Paneli shqiptar, i cili analizon gjykatësit dhe prokurorët, po shqyrtohen nga ekspertë nga BE dhe SHBA (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Procedurat e para tashmë kanë filluar.

Politika dhe krimi
Pritshmëritë e popullsisë janë të larta, që më në fund të ashtuquajturit sistemi i korruptuar gjyqësor të vendit t’i thuhet ndal. “Në sondazhet e organizuara ka pasur gjithmonë një miratim prej gati 90 për qind të procesit të “vettingut”, thotë ambasadorja Vlahutin. Ajo vetë është kritikuar vazhdimisht. “Ky është presioni i grupeve të ndryshme të interesit, ndërthurje e ndryshme e politikës dhe krimit”. Por së bashku me SHBA-të, thekson Vlahutin, BE-ja e ka bërë të qartë se pa një gjyqësor të reformuar, nuk ka pranim në BE. “Është një provë e fortë për të gjithë shoqërinë, një sfidë”, thotë ambasadorja, “dhe i gjithë rajoni po e vëzhgon me interes”.

Ndërkohë, zyra e prokurorisë ka treguar vështirësi të pazakonta ish-ministrit Tahiri. Të gjitha llogaritë e tij aktualisht janë duke u shqyrtuar, duke përfshirë ato të bashkëshortes së tij, prindërve të tij, madje edhe të afërmve të largët. Edhe ai vetë sipas raportimeve të medias shqiptare thuhet se kohët e fundit se është zhytur. Nëse drejtësia faktikisht do arrinte në një në përfundim, kjo do të ishte një risi e vërtetë në Shqipëri, ku hetimet kundër politikanëve të nivelit të lartë apo njerëz të tjerë me influencë deri më tani pothuajse gjithmonë kanë përfunduar në heshtje.

Marrë nga gazetat austriake “Kurier”/tpz

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 mënyra si ta bëni një mashkull për vete pa thënë as edhe një fjalë
Previous article Me drogë nga Shqipëria, policia kap 60-vjeçarin grek me 118 kg marijuanë

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT