• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GATI TË SHTOJMË AVIONËT E “AIR ALBANIA”/ Rama: Puna për projektin e aeroportit të Vlorës në fazën përfundimtare
Home
Politikë

“GATI TË SHTOJMË AVIONËT E “AIR ALBANIA”/ Rama: Puna për projektin e aeroportit të Vlorës në fazën përfundimtare

25 August, 2021 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ceku disa nga fushat me nota pozitive në mandatin e dytë qeverisës.

Ai u ndal tek Infrastruktura duke numëruar si sukses hapjen e aeroportit të Kukësit dhe projektin për ndërtimin e atij në Vlorë dhe Sarandë. Rama u shpreh se me largimin e pandemisë do shtojnë avionët e Air Albania-s.

“Fatkeqësisht, pandemia dhe hallet e mëdha që erdhën nuk na dhanë mundësinë të investonim sa donim për turizmin. Si p.sh plagët janë të hapura në disa raste kutërbuese të plehrave në disa zona turistike.

Dhe të tjera mangësi që duhen shqyrtuar me shpejtësi. Në disa fusha nuk ka krahasim jo me tetë por me katër vite më parë. Për t’u bërë kampionët e Ballkanit duhet shumëfishim i luftës për mbrojtjen e mjedisit.

Falë punës së kësaj qeverie kemi krijuar kushte për zhvillimin ekonomik të vendit në fushën e Infrastrukturës. Skavica nuk është më një ëndërr në sirtar. Jemi në fazën e shqyrtimit të projektit të Tecit të Vlorës në portë hyrëse.

Falë punës së përkushtuar të dikasterit përkatës, sot Kukësi është bërë me aeroport ndërkombëtar. Puna për projektin e aeroportit të Vlorës ka hyrë në fazën përfundimtare.

Gara për aeroportin e Sarandës është hapur. Shqipëria sot ka linjën e saj të flamurit Air Albania e cila i ka rezistuar pandemisë dhe me daljen nga pandemia do rrisë numrin e avionëve.  Shërbimi i transportit rrugor janë kthyer në shembull inkurajues.

Edhe në aspektin e infrakstrukturës dhe shërbimit të transportit kemi arsyet të besojmë se në qeverinë e re do hedhim hapa drejt Shqipërisë së vitit 2030. Në bujqësi kemi mundësuar dyfishimin e tokës që punohet. Si kudo edhe në bujqësi duhet një punë edhe më e madhe drejt objektivit madhor që Shqipëria e 2030-s të jetë kampione në rajon.

Kjo qeveri ka çuar para punën për reformimin e arsimit. Jam krenar që disa plagë të tmerrshme në dukje të pashërueshme si rekrutimi partiak i mësuesve i përkasin të shkuarës falë kësaj qeverie. Gjendjen e universiteteve do e adresojmë përmes rektorëve. Nuk jam krenar as për gjendjen e lëvizjes sportive shkollore apo universitare. Do merremi me këtë dhe aspekte të jetës së të rinjve dhe fëmijëve tanë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI I FUNDIT PËR MANDATIN E DYTË/ Rama: Ja si do të jetë qeveria e re dhe kur do të shpallet
Previous article "KEMI TREFISHUAR EKSPORTET BUJQËSORE"/ Rama: Në 2030 Shqipëria do jetë e parë në rajon për këto eksporte

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT