Një shtetas nga Kosova është kapur ditën e djeshme në pikën kufitare të Muriqanit me dy doza lënde narkotike (të llojit Cannabis Sativa).
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.J., vjeç 25, banues në Kosovë, pasi më datë 30.08.2018, në PKK Muriqan, Shkodër, në dalje, në mjetin e tij, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


