Çështja e emigrantëve për Europën është kthyer në një konflikt të hapur midis BE-së dhe Italisë. 150 emigrantët të cilët kishin mbetur ne anijen “Dicioti” te cilet do te shkojne 25 në Irland dhe 20 Shqipëri të cilat dolen vullnetare për marrjen e tyre. Por reagimet e BE-së dhe të Ministrit Salvini janë kthyer në një luftë të ftohtë ku BE-ja tha para pak ditë se se ligjet e brendshme të unionit, por edhe ato ndërkombëtare, nuk e lejojnë aplikimin e një marrëveshjeje të tillë.
1.Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, ka reaguar pas deklaratave të Bashkimit Europian, sipas të cilit, 20 emigrantët afrikanë duhet të pyeten nëse duan të vijnë apo jo në Shqipëri. Përmes një postimi në facebook, Salvini i konsideron çmenduri deklarata të tilla.
Në Europë nuk lëvizin një gisht për t’i pranuar, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri sepse “duhet leja e tyre”. Ku jemi, në një fshat pushimesh? Cmenduri…’ shkruan ai në facebook, ndërsa bashkëngjitur ka postuar lajmin e BE ku flitet për marrëveshjen me Shqipërisë e Italisë për strehimin e 20 emigrantëve nga Afrika në vendin tonë.
2.Bashkimi Europian ka reaguar, duke thënë se ligjet e brendshme të unionit, por edhe ato ndërkombëtare, nuk e lejojnë aplikimin e një marrëveshjeje të tillë. E vetmja mënyrë që 20 emigrantët të dërgohen nga Italia në Tiranë, është që ata vetë të shfaqin vullnetin e tyre të lirë për të shkuar në Shqipëri. Në të kundërt, një vend i unionit nuk mund t’i dërgojë emigrantët në një vend të tretë, pa shqyrtuar më parë kërkesën e tyre për azil.
3.Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini gjatë një tubimi partiak në Padova, u shpreh se pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Europian, emigrantët do të shkojnë në Shqipëri.“Për herë të parë pas 20 vjetesh, kemi arritur që të dërgojmë disa emigrantë nga brigjet e Italisë drejt Shqipërisë. Por Europa nuk e pëlqen këtë. Europa tha jo. Bashkimi Europian deklaroi se ne mund t’i dërgojmë emigrantët në Shqipëri në marreveshjen me qeverinë shqiptare vetëm nëse emigrantët bien dakord që të dërgohen atje.
/Alpenews.al


