• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GATI EDHE PËR NJË MANDAT TË 3-TË”/ Veliaj: Opozita më dhimbset, shpresojnë që të zihemi unë dhe…
Home
Intervista

“GATI EDHE PËR NJË MANDAT TË 3-TË”/ Veliaj: Opozita më dhimbset, shpresojnë që të zihemi unë dhe…

21 March, 2019 k.autor Intervista, Politikë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në një intervistë për emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se me apo pa opozitën, Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai tha se, as PD-ja nuk e di aktualisht se cfarë do të bëjë, pasi vendimi merret në Moskë.

“Me shumë gjasa e di dikush në Moskë nëse do të marrë PD-ja pjesë në zgjedhje apo jo. Kjo është e vërteta. Përsa kohë që investigimet në Amerikë, thonë se një kompani ruse bën pagesë të partisë Demokratike. Dhe nëse lekët vinkan nga Moska dhe Basha refuzon që të shkojë në prokurori. Një parti që financohet nga para ruse, mesa duket në Moskë u vendoska, duhet të pyesim Moskën nëse PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje” tha Veliaj.

Përsa i përket marrëdhënieve me Edi Ramën, ai tha se janë shumë të mira, ndërsa ‘thumboi’ opozitën duke thënë se shpreson që të zihet kryetari i bashkisë me kryeministrin për të përfituar. Veliaj theksoi se është gati jo vetëm prë mandatin e dytë në krye të bashkisë së Tiranës, por edhe për një të tretë nëse qytetarët do i besojnë drejtimin.

Veliaj ‘thumbon’ Berishën e Bashën: Ankth, dëshpërim, dikush s’merr vizën, tjetri në gjumë
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si hallin e Berishës dhe Bashës protestën dhe djegien e mandateve. Referuar aksionit opozitar, ai tha se është një ngërç i vogël, por nuk ka krizë.”Është ankthi i dikujt të dëshpëruar, si Berishën që nuk e do popullin dhe atij tjetrit që është në gjumë. Në Tiranë njerëzit shikojnë hallet e tyre. Njerëzit në Tiranë duan të shikojnë jetën e tyre. Më rezulton një përpjekje e lodhur, e ca njerëzve që nuk po arrijnë që hallin e tyre ta bëjnë hall kombëtar. Jam fokusuar te bashkia, pasi qytetarët më besuan Tiranën dhe jo politikën e madhe. Bashkia tjetër nga ana e lumit është e mbyllur, unë ca i njoh edhe si fytyra. I cilësoj si vizitë e tyre, eskursion.

Nëse do të ishin anti sistem pse nuk e japin dorëheqjen nga Shkodra, Kamza apo Vora? Hipokrizia është shumë e madhe. Kur fitojnë lojën e duan pushtetin, kur humbasin thonë anulim loje. Sa mbaron eskursioni duhet të bëjmë pastrimin në Tiranë. Këto janë ngërce të vogla, nuk kemi krizë, javën tjetër në parlament do të kalojë edhe 100-ja (numri i deputetëve). Pra është halli i tyre, dikush nuk merr vizën…” tha ai.

Veliaj u shpreh i vendosur për vijimin e projektit të Unaza e Re, pavarësisht protestave të një grupi banorësh që kanë banesat pa leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë. “Nuk ka kthim, kush ka tokën do të marrë paratë, apo banesën me letra dëmshpërblimin, kush nuk ka asnjë letër nuk mund të marrë paratë e shqiptarëve dhe kush është nevojtar do të marrë një banesë sociale. Zemërbardhë me nevojtarët, por të vendosur kundër cdo rrugaçi” deklaroi ai.

Opozita bojkot zgjedhjeve lokale? Veliaj: Shpresoj ti thërrasin mendjes…do të vijnë

“Kemi zgjedhje në 30 qershor, është mundësi për opozitën të tregojë sa vota ka, nëse fiton masivisht zgjedhjet lokale ka një argument për kërkesa të tjerë, por sa kohë të gjitha sondazhet e tregojnë opozitën pikiatë…Si mund të iki unë nga kjo zyrë dhe ta lë Tiranën pa pastruar dhe gjelbëruar se dikush thotë ik ti dhe të vij unë. Unë jam shpresëplotë se do ti thërrasin mendjen dhe të vijnë në 30 qershor. Janë treguar selektiv, nuk kanë ikur nga bashkitë, kjo më thotë se u shijon ai pushtet. Fakti që po rrinë në bashki tregon se do të bëjnë betejë për Shkodrën, Vorën, Kamzën, etj” tha ai.Veliaj: Opozita më dhimbset! Shpresojnë që të zihemi unë dhe Rama

Erion Veliaj theksoi gjatë intervistës për Report Tv se marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira. “Shpresa e tyre e vetme është që të ndodhë që të zihen kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Unë dhe Rama e kemi përballuar me humor këtë. Po sajojnë dhe të kapen me shpresa të rreme, se ne do të prishim punët e njëri tjetrit. Por edhe më dhimbsen, por nuk jam terapist i Moskës” tha ai.Opozita bojkot? Veliaj: Nuk pres Moskën, jam gati edhe për një mandat të tretë

Me apo pa opozitën, Veliaj u shpreh se Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. “Cfare do t’u themi qytetarëve, që meqë rusët nuk na sollën kandidatë dhe meqë vendosën që mos hyjnë në zgjedhje nuk do të bëjmë këto shkolla. Nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime…. Nëse qytetarët do të më votojnë jam këtu edhe për një mandat të tretë” tha VeliajOpozita bojkot? Veliaj: Nuk pres Moskën, jam gati edhe për një mandat të tretë

Me apo pa opozitën, Veliaj u shpreh se Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. “Cfare do t’u themi qytetarëve, që meqë rusët nuk na sollën kandidatë dhe meqë vendosën që mos hyjnë në zgjedhje nuk do të bëjmë këto shkolla. Nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime…. Nëse qytetarët do të më votojnë jam këtu edhe për një mandat të tretë” tha Veliaj.https://youtu.be/ghAEyR3lFfg

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLUCION TEK REAL MADRIDI/ Zidane gjen mbrojtësin perfekt në Itali, ja emri i bujshëm
Previous article NËSE NUK IA DALIN ME HAZARD/ Real Madridi tenton akordin me yllin brazilian të Premier....

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT