• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GATI “ATVRASJA” POLITIKE/ Sherr Berisha-Basha, fillon “skartimi” i mbështetësve respektivë në PD
Home
Politikë

GATI “ATVRASJA” POLITIKE/ Sherr Berisha-Basha, fillon “skartimi” i mbështetësve respektivë në PD

4 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha po i japin nga distanca njëri- tjetrit sinjale të forta që tani e tutje bashkëjetesa politike mes tyre në PD është shumë e vështirë, thuajse e pamundur.

Kreu i PD i vënë nën presionin e SHBA e BE, s’përjashtohet mundësia që i kanë tundur dosjet e parave ruse të lobimit në SHBA e të tjera, po ecën dita- ditës në fije të perit, mes strategjisë paqësore të opozitës të kërkuar nga partnerët dhe asaj radikale të imponuar nga Berisha.

Qetësia në ditën e zgjedhjeve që u kërkua dhe u zbatua nga Basha, ishte kundër “cunamit” që paralajmëronte çdo orë ish kryeministri Berisha, i cili dhe nga spitali në Vjenë ku ishte për “remont shëndetësor” nuk pushonte së bëri thirrje për përplasje civile më 30 qershor.

Kjo bëri që menjëherë pas kthimit nga Austria dhe përfundimit pa asnjë incident të zgjedhjeve të 30 qershorit, Berisha të zbarkonte në zyrën e Bashës dhe përmes toneve të ngritura t’i kërkonte llogari për bratisjen e kauzës.

Mësohet se ish kryeministri Berisha e ka paralajmëruar Bashën për heqjen e mbështetjes dhe lënien nën ‘mëshirën’ e kundërshtarëve politikë, që mund t’i rrezikojnë dhe karrigen e kryetarit nën argumentin se në 6 vite nuk ka fituar asnjë beteje për shkak të kompleksimit ndaj Ramës.

Berisha i ka kërkuar qartë Bashës që të jetë në një llogore me Metën për të gjitha lëvizjet që ai ka bërë, duke i treguar qartë se mes tij dhe Presidentit, ai ka zgjedhur këtë të fundit.

Kreu i PD, i gjendur nën presionin e fortë të Berishës që kërkon me çdo kusht përplasje civile, dhe SHBA e BE që kërkojnë rikthimin në politikën normale, dhe mbi të gjithë të heqë dorë nga dhuna, ka vendosur të shkojë pas të “fortit”.

Pas nxjerrjes së këshilltarit të tij më të afërt Dritan Shanos, Berisha pas 25 qershorit 2017 e quajti këshilltar “mizerabël”, ku përmes goditjes së Metës i dërgoi mesazh Berishës se gjithçka po e bën për interesa personale, ka vendosur të “pastrojë” partinë nga kamikazët e ish kryeministrit.

Si fillimi ka anashkaluar marrëdhëniet me publikun në parti, duke i dhënë “kartabiankë” numrit dy të PD Gazment Bardhi që të vendosë për daljet në publik për të gjitha deklarimet.

Pasi ka hequr dhe kameramanin e PD për shkak se kishte bërë foto me Erla Mëhillin, zëdhënësen e Berishës tek zyra e tij private e dhuruar nga Bashkim Ulaj, ka vendosur për këtë të fundit që të mos lejohet të hyjë në selinë e partisë.

Njëherësh, po injoron nga dita në ditë Edi Palokën dhe mbështetësit e tjerë të Berishës, duke u lënë hapësirë deklarimi vetëm në adresat e tyre rrjetet sociale, një mënyrë kjo për të treguar se tani e tutje duhet të pyesin Bardhin nëse duhet të deklarohen në seli, në emër të PD.

Një strategji bllokuese ka përdorur dhe ndaj kreut të këshillit kombëtar, ish Presidentit Bujar Nishani, i cili është projektuar nga Berisha si një rival i fortë për të marrë kreun e PD.

Por dhe Berisha nga ana e tij ka filluar ofensivën ndaj Bashës, duke operuar përmes sekretarit të organizimit Sahit Dollapi dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar, njëherësh ish truprojë e tij dhe ish numri dy i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi, për t’i kundërvënë Bashës bazën e partisë.

Beteja e Berishës ka të bëjë me marrjen nën kontroll të degëve të rretheve bashkë me databasen e anëtarësisë së PD, ku në një rast të mundshëm e oportun, të ketë në dorë zgjedhjen e kreut të ri.

Përplasja e fortë mes Bashës dhe Berishës pritet të shkaktojë “viktima” politike në të ardhmen, por kreu i PD e ka marrë mesazhin nga SHBA e BE: Duhet të aplikojë “atvrasjen” për të patur në dorë drejtimin e PD dhe pretenduar postin e kryeministrit, në rastin e ardhjes në pushtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET PËR TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Presidenti i Atleticos: Griezman do të ketë pasoja, nëse...
Previous article DEL NGA RRUGA/ Makina në Tiranë futet "me kokë" në një lokal (FOTO+VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT