Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Kukësit, ku garojnë Safet Gjici i Partisë Socialiste, përballë Admir Sinamatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Abedin Oruçit nga Partia për Europianizimin dhe intergimin e Shqipërisë.
Nga votat e numëruara deri më tani, rezulton se Safet Gjici dhe Admir Sinamati janë “kokë më kokë”, ku kandidati i PS kryeson me vetëm 3 vota.
Ndërkohë po vijon procesi i numërimit të votave dhe gara mbetet e hapur.


