• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARDISTI VRET GRUAN/  Fqinjët tregojnë momentin e tmerrit për vajzën e vogël: Mami po fle gjumë…
Home
Breaking News

GARDISTI VRET GRUAN/ Fqinjët tregojnë momentin e tmerrit për vajzën e vogël: Mami po fle gjumë…

12 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në katin e katërt të një pallati në zonën e Alliasit, një tjetër grua bëhet viktimë e krimit në familje. Fillimi i muajit shkurt shënon dy vrasje në pak ditë. Një javë më parë Vlora u trondit me mbytjen e gruas nga duart e bashkëshortit.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, 44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës i Gardës, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferin.

Në prag të derës kanë mbetur pantoflat e viktimës, me të cilat nuk do mundet të hedhë më hapa. Fqinjët shfaqin tronditjen përpara kamerës së Top Channel si dhe tregojnë përballje me vajzën e vogël të çiftit.

“Nuk kishim dëgjuar kurrë ndonjë grindje. Shkonin në xhami, faleshin. Vajza në shtëpi ishte, flinte gjumë ajo fëmijë. Doli në mëngjes pastaj, e mori një nga njerëzit e të shoqes. Edhe i tha burri “të keqen gjyshi. Po fle mami gjumë”, thotë një banore e pallatit.

“Se si i kanë pasur brendësitë familjare nuk e di, por sa kohë kemi ne këtu, ata familje shumë, shumë e mirë”, thotë një tjetër.

Puna që 36-vjeçarja kishte nisur prej dy muajsh në rrobaqepësi mendohej të ishte arsyeja që kishte çuar në vrasje, por që mikja e familjes e kundërshton, madje tregon se për shkak të veshjes fetare viktima që kishte mbaruar studimet për Histori-Gjeografi, kishte të vështirë punësimin dhe bashkëshorti ishte gëzuar:

“Puna jo, absolutisht. Unë them është e momentit. Një depresion nga personi. Ai ishte goxha entuziast për punën që ajo filloi, nuk kishte pse. Ajo ishte në punë private me të motrën, nuk kishte pse. Se në shtet nuk e merrnin se ishte e mbuluar”. / TopChannel

1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ "Champions League" do të heshtë në nder të futbollistit
Previous article " AI-DA PIKTOR"/ Roboti britanik që ju skicon duke ju parë në sy

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT