• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA PËR KREUN E PD/ Komisioni i Rithemelimit: Vetëm Berisha ka paraqitur kalendarin e takimeve, kërkojmë…
Home
Politikë

GARA PËR KREUN E PD/ Komisioni i Rithemelimit: Vetëm Berisha ka paraqitur kalendarin e takimeve, kërkojmë…

11 May, 2022 s.autor Politikë

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, Komisioni i Rithemelimit ka bërë publik rregulloren e brendshme mbi procesin zgjedhor.

Sipas “Rithemelimit” mbledhjet e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, të datës 10 dhe datës 11 maj janë zhvilluar në prezence të përfaqësuesve të dy kandidatëve.

Në mbledhje, përfaqësuesit e kandidatëve u njohën e Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike të miratuar, që do përbëjë dhe dokumentin bazë të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, degëve të Partisë Demokratike si dhe kandidatëve për Kryetar PD.

Për herë të parë janë akomoduar të gjitha kërkesat e ardhura në Komision nga Kandidatët të cilëve ju është siguruar:

– ambient punë brenda selisë së Partisë Demokratike, si dhe në selitë e degëve nëse do e kenë të nevojshme;

– infrastruktura e nevojshme zgjedhore;

– akses në listën dixhitale të data base të anëtarësisë së Partisë Demokratike, (pasi të dy kandidatët kanë firmosur deklaratën që zotohen për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarësisë);

– akses në listën e kontakteve kryetarëve të të gjitha degëve të Partisë Demorkatike.

Po ashtu, Komisioni i Rithemelimit thote se meqenëse deri më sot, vetëm Berisha ka paraqitur pranë Komisionit një kalendar takimesh në ditët në vijim; Komisioni kërkoi edhe një herë nga të dy përfaqësuesit të kandidatëve të paraqesin sa më parë një kalendar të plotë takimesh në mënyrë që të bëhen rakordimet dhe njoftimet e duhura në degët përkatëse.

Në lidhje me kërkesën e paraqitur edhe mediatikisht ana e z. Ibsen Elezi, bëjmë me dijë që:

Data e zgjedhjeve për Kryetar të PD është miratuar me Vendim Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PD datë 30 prill 2022. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës në PD.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurrim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në dt 22 maj 2022

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I "DASHURUAR" PAS ROMËS/ Jose Mourinho premton besnikëri: Nuk lëviz 100%
Previous article NJË TJETËR "SHTËPI BARI" KAPET NË TIRANË/ Arrestohet i riu nga Peqini

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT