Gara në SPAK, shprehin interes edhe dy të tjerë! Deri më tani 6 kandidatë
Gjashtë kandidatë kanë aplikuar deri tani për tu bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa janë ende edhe tre vende të lira për prokuror, afati i aplikimit për të cilat mbaron sot.
Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë dhe prokurori Bledar Maksuti bëhet kandidati i gjashtë që kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAk.
Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.


