• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Gara e tradhtisë” në 30 vjet: Nga Ramiz Alia, tek Edi Rama, zhurma dhe vendimet që trazuan “patriotët”
Home
Politikë

“Gara e tradhtisë” në 30 vjet: Nga Ramiz Alia, tek Edi Rama, zhurma dhe vendimet që trazuan “patriotët”

11 August, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, ishte me origjinë familjare nga Kosova, ndonëse fliste më shumë toskërisht.

Në Luftën e Dytë Botërore, Alia, luftoi në Kosovë me një formacion të partizanëve shqiptarë.

Pas vitit 1990, atë e akuzuan për Masakrën e Tivarit, ku u vranë mbi 4 mijë shqiptarë nga forcat ushtarake jugosllave të udhëhequra nga Josif Broz Tito. Ramiz Alia e ka mohuar kategorisht dijeninë për atë ngjarje, por fakte që e implikojnë atë nuk pati kurrë.

Në 1990, Ramiz Alia qe udhëheqësi i parë shqiptar që lejoi me vendim të Kryekomandantit të Ushtrisë, dhënien e disa reparteve shqiptare për tu stërvitur

vullnetarët e parë të rezistencës së armatosur shqiptare në Kosovë.

Në këto grupe ishte edhe Adem Jashari, e mjaft të tjerë themelues të U ÇK-së.

Sali Berisha, presidenti i parë postkomunist i vendit, ishte njeriu që fliste më shumë për Kosovën, për bashkimin kombëtar e për patriotizëm, por, sapo erdhi në pushtet u përplas dhunshëm me Akademikun Rexhep Qosja, që e quajti “komunist”, sulme që ushqyen media e fushata të gjata denigrimi, që pasuan me vite e me vite.

Po ashtu Berisha, siç kanë dalë faktet, ka arrestuar mjaft veprimtarë të rezistencës së armatosur të Kosovës, të tjerë janë arrestuar në Serbi, sapo kanë ikur nga Shqipëria. Kurse të tjerë si Remzi Hoxha u torturuan e u zhdukën pa lënë gjurmë, as sot e kësaj dite. Në 1995, Shqipëria e Sali Berishës furnizoi me naftë Jugosllavinë e Sllobodan Millosheviçit, që ishte nën embargo nga OKB.

Berisha ka deklaruar se e ka bërë për të furnizuar kosovarët me naftë. Ka shumë qe ende e besojnë.

Pas vitit 1997, Fatos Nano që u bë kryeminisër, u takua në Kretë me Sllobodan Millosheviçin. Sali Berisha e akuzoi si tradhëtar, e më pas nisi një fushatë e madhe linçimi, të nxitur edhe nga zëra brenda PS-së.

Robert Goro, gazetar i BBC në atë kohë, dëshmitar i vetëm për mediat shqipfolese thekson:

“Më 4 nëntor 1997 u zhvillua në Kretë një takim i liderëve të Ballkanit. Ishte një darkë e organizuar për tu zhvilluar në Kretë dhe unë kam ndjekur takimin si gazetar i BBC. Kam patur rastin ta takoja kryeministrin e Shqipërisë pas takimit dhe të zhvilloj një intervistë.

Nga e gjithë ajo që quhet debat sot më vjen habi për një gjë: Unë kam qenë në kontakt dhe kam qenë i informuar se kryeministri Nano u ka thënë prerë autoriteteve që merreshin me organizmin e takimit se çështja e Kosovës do diskutohej patjetër në këtë takim. Më para ata kishinn thënë që Millosheviçi të takohej me Nanon por me një kusht që Kosova të mos ishte pjesë e bisedës.

Por Nano ia ktheu se nëse nuk zihet në gojë Kosova, atëherë përse duhetë të bëhej ky takim. Takimi u krye dhe mua më ka ardhur habi nga sulmet që i bënë Nanos në atë kohë. Shumë vetë edhe sot pyesin përse e takoi. Unë them bëri shumë mirë që e takoi. Unë jam tifoz i komunikimit. Ishte një sfidë dhe takimi duhej”.

Në fakt, e vetmja pjesë ku mund të kapej “gafil” Nano është se në darkën zyrtare ishte i veshur me smoking e Millosheviçi me kostum normal. Andi Bejtja, e kapi mjeshtërisht këtë detaj dhe në një koment të tijin e cilësoi kryeministrin shqiptar si “kamarier para sllobos”, meqë në Shqipëri kamarierët mbanin papion.

Ndërkaq, Fatos Nano, ishte kryeministri që UÇK-në e uli në tryezë me krerët e Departamentit Amerikan të Shtetit në Zvicër, e më pas marrëdhënia shkoi ashtu si shkoi.

Ndërkaq, është e vërtetë që Fatos Nano pati marrëdhënie të ndera me Ibrahim Rugovën derisa u takuan personalisht në vitin 2003 në Prishtinë, e kjo falë edhe sjelljes kapriçoze e ndoshta arrogante të Nanos. Megjithatë, kjo hyn tek performanca e të bërit politikë, e jo tek etiketimi tradhëtar apo patriot.

Nën qeverisjen e “tradhëtarit” të vendit, Kosova hyri në fazën e saj të çlirimit, që më pas ndodhi në vitin 1999.

Ndërkaq, edhe Ibrahim Rugova është etiketuar tradhëtar nga kundërshtarët e tij politikë, por popullaritetin e tij nuk e ka arritur askush deri tani në Kosovë.

Në 2008 Kosova u bë e pavarur, kur Shqipëria qeverisej nga Sali Berisha. Ky i fundit, por edhe ministri i tij i jashtem i kohës, e përmendin pavarësimin e Kosovës, si një nga sukseset e qeverisjes së tyre. Por thjesht se e përmendin, pasi pretendimi i tyre është më shumë se i ekzagjeruar.

Gjithsesi në vitin 2009, qeveria “Berisha” firmosi një marrëveshje me Greqinë, për limitimin e ujrave të detit Jon. Kjo marrëveshje u kontestua nga opozita e kohës e mjaft intelektualë që akuzuan qeverinë se i ka dhënë më shumë territor Greqisë.

Këtë pretendim e vërtetoi më pas edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Edhe sot e kësaj dite, Berisha e ka mbrojtur atë marrëveshje. Megjithatë ka mjaft njerëz pranë tij që e cilësojnë si patriotin më të madh në vend.

Për të ardhur tek Edi Rama, i cili në 2014, kur në Beograd kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, u cilësua si “patrioti më i madh”, në 2018, kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj, përplasja e tij me Edi Ramën u kthye edhe ushqim i politikës së brendshme në Shqipëri. Sali Berisha, i cili e akuzonte më parë si Zografi, më pas i vuri dhe epitetin “Esat Pasha”, e ktheu si argument politik kundër Ramës.

Njëjtë edhe Ilir Meta, të cilët aleancën me Ramush Haradinajn e kthyen në një koalicion politik kundër Edi Ramës. Më pas kjo aleancë vijoi edhe me Albin Kurtin, i cili synoi që me ndihmën e PD-së dhe LSI-së të fuqizonte degën e vet të Vetëvendosjes që synonte ta fuste në politikën shqiptare.

Po mirë, kush është tradhëtari e kush patrioti në këto 30 vjet postkomunizëm? Edhe për Esat Pashë Toptanin, që serbët e kanë si heroin e tyre ngase shpëtoi Karagjorgjeviçin nga ushtria austriale, sot ka mjaft njerëz e studiues që nuk e quajnë tradhtarë, por thjesht një politikan që kishte aleanca të “caktuara”…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARIZOHET TEK DARMSHTAD/ Mesfushori Gjasula: E kam parë këtë klub gjithmonë si një...
Previous article PRITET AKORDI ME CHELSEA-N/ Agjenti i Lukakut zyrtarizon lajmin e bukur: Krenar të njoftoj zgjatjen…

F.autor

Postime të ngjashme

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT