• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GAME OF THONË/ “Nata që i bëri bashkë, të gjithë armiqtë e “Mbretit”!
Home
Politikë

“GAME OF THONË/ “Nata që i bëri bashkë, të gjithë armiqtë e “Mbretit”!

7 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“GAME OF THONË”- (Edicioni I-rë, Seria 6)

Nata që i bëri bashkë, të gjithë armiqtë e “Mbretit”!

Nga Alfred PEZA

Ajo natë nuk kishte dhe nuk kishte për të patur kurrë të dytë, ndër të gjitha netët e tjera. Pavarësisht se gjithkush bënte sikur ajo, ishte thjeshtë njëra prej tyre. E dinin që më parë se rruga e vetme që u kishte mbetur, për të mbërritur tek “Froni i Shpatave”, nuk kishte nevojë që të sqarohej me fjalë.

Jo sepse ata nuk dinin që të shpreheshin. Përkundrazi. Por fjalët as që ekzistonin për këtë rast. Sepse ajo rrugë jo vetëm që nuk ekzistonte, por kurrkujt deri në atë moment, as që i kishte shkuar ndërmend qoftë edhe ta fantazonte atë. Për të duhej shpikur një fjalor tjetër. Një mënyrë të menduari tjetër. Duhej të kishte një fantazi të një galaktike tjetër. E të mund të zotëroje edhe sekretin që të mund të shkohej, tek ky realitet i një jete tjetër.

Ishin të gjithë në atë dhomë. Kurrë aq pak metra katrorë nuk kishin patur aq pranë, aq shumë ambicje mbi këtë truall. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Ramush Haradinaj numëronin sëbashku, plot një shekull jetë, me luftra dhe paqe në “2 Perandoritë” më të mëdha të “Botës Shqiptare”. “Jeta është shumë e çuditshme. Vetëm para pak kohësh ishim armiq”,- mendoi më i vogli prej tyre.

Mikpritësi as që kishte ndërmend, që të merej me vogëlsi formale të kësaj natyre. Ai e dinte më mirë se gjithkush tjetër në këtë planet, se kjo nuk ishte as nata kur Skënderbeu i mblodhi të tijët për ti lënë amanetin me ca shkopa që thyheshin, e as me tufën e bashkuar që rezitonte. Por as “nata e “Zimave” të zinj”, të Ismail Kadaresë.

Ai ishte i qartë si drita e diellit se ashtu si në atë shprehjen e “Game of Thrones”, “njërëzit punojnë bashkë, kur i leverdis. Janë besnikë të njëri tjetrit, kur i leverdis. E duan njëri tjetrin kur i leverdis dhe e vrasin njëri tjetrin kur i leverdis.”
Ndërsa i treti që bënte si më hokatari dhe më i zellshmi për të shërbyer e folur për verën,- si kushdo që që bën gjërat e duhura në një moshë të gabuar,- ngriti në një moment kokën lart. E po aktronte me veten, sikur ti drejtohej Edi Ramës me fjalët që i kishte mësuar teksa shihte të regjistruar natën vonë, serinë e humbur të sagës epike:
“Shiko përreth nesh. Jemi të gjithë gënjeshtarë dhe prapë jemi më të mirë se ty!”
I katërti, që ndihej si një mish i huaj por që u duhej për gjeografi, i frikësohej veç asaj që nuk kuptonte. Kishte luftuar shumë herët nëpër male, si të gjithë “gavroshët” e revolucioneve të kësaj bote, pa e ditur se çfarë ishte një “Fron Shpatash”. Ndryshe nga të gjithë ata në atë dhomë, jeta i kishte mësuar, se “sa herë përballemi me një armik, krijojmë edhe dy të tjerë”. Por, aq i bënte. Ishte trim i çartur. Kishte qenë njëherë në Hagë dhe nuk kishte aspak ndërmend që të rikthehej më atje, sa të ishte gjallë.
Ndërsa i fundit, ishte shquar për një veti, që tashmë ia njihnin të gjithë: Donte vetëm veten! Ia kishte parë hajrin, ndaj përsëriste shpesh: “Sa më shumë njerëz do, aq më i dobët je. Do bësh gjëra për to që ti e di se NUK duhet. Do bëhesh edhe budalla, vetëm që ata të jenë të sigurtë”.
Ndryshe nga sa mendohet, nuk kishte patur kurrfarë kujdesi, që ky takim të mbahej sekret. Përkundrazi. Lajmësi që ishte pothuajse gjithmonë mes dy palëve, e kishte përcjellë atë në kohë, duke pritur që të paktën këtë radhë, ta befasonte si kurrë më parë Edi Ramën. Ndaj, e kishte pyetur: Hë, po tani çfarë do bësh!
Si përgjigje mori një buzëqeshje nga ato që lajmësi e përktheu më pas tek pala tjetër, sipas mënyrës që e kuptoi: “Do bëj atë që bëjnë të gjithë Mbretërit! Do mbretëroj”.
Këtu po e mbyllim për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR PJESË OPOZITA E RE/ Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Previous article VLORA FANTASTIKE/ Kur qyteti bregdetar "merr" ngjyrat e perëndimit (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT