Opozita mirë që do të protestojë të shtunën në Tiranë, por të paktën duhet që tia kursejë popullit, talljen me të. Kulmi i kësaj ironie therëse, është shënuar sot në protestën e organizuar nga PD në Kavajë, për të ftuar opozitarët që të marin pjesë në 16 shkurt në mitingun e madh.
Vetëm në këtë foto ekskluzive të Alpenews.al nga kjo protestë, vihen re tri elementë që e zhbëjnë komplet seriozitetin e opozitës:
Së pari, personi në rreth është Shkëlqim Hoxha i deleguari i PD qëndrore për organizimin e protestës në Kavajë. A ka qenë Drejtori i njësisë së kontrollit të lojërave të fatit në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Sali Berisha. Më pas ai ka drejtuar edhe drejtorinë e shërbimeve mbështetëse në ministrinë e Financave. Pyetja që shtrohet është: Për çfarë do protestojë z. Hoxha për mbylljen e Lojrave të Fatit nga qeveria Rama?!
Së dyti, në rreth është një godinë në vendin ku z. Hoxha organizoi protestën, e cila ironikisht mban në ballë të saj një reklamë të madhe ku shkruhet: “CASINO”. Me sa duket, pa e kuptuar as vetë, është rikthyer në “vendin e krimit”.
Së treti, këta të PD e bëjnë që e bëjnë protestën kundër qeverisë së PS, po tymueset e fishekzjarret pse i përdorin në ngjyrën simbol të socialistëve dhe nuk kanë gjetur ndonjë ngjyrë tjetër?!
Mjafton që të shohësh këtë foto, të analizosh sadopak se kush e organizon dhe se çfarë përfaqësojnë (pa harruar lidhjet “interesante” të Shkëlqim Hoxhës me ish ministra të fuqishëm dhe ish drejtuesit kryesorë të PD kur ishte në pushtet) për të kuptuar se për çfarë do të protestojë opozita të shtunën më 16 shkurt dhe se sa ka lidhje e gjitha kjo me hallet reale të qytetarëve dhe nostalgjinë e parajsës së humbur të ish pushtetarëve.
Alpenews.al



