• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAFURR MAZREKU “QYTETAR NDERI”/  Flet vajza e Azem Hajdarit: Babai im e fali por…
Home
Intervista

GAFURR MAZREKU “QYTETAR NDERI”/ Flet vajza e Azem Hajdarit: Babai im e fali por…

18 June, 2018 F.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun, “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”. Në historinë shqiptare Gafurr Mazrreku njihet si i vetmi njeri që ka shkrehur një armë në ambientet e Parlamentit. Ishte viti 1997 kur Mazreku, atëherë deputet i Partisë Socialiste, qëlloi në drejtim të rivalit të tij demokrat, Azem Hajdari, duke e plagosur atë. Për këtë, Gafurr Mazreku u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas nderohet nga Këshilli Bashkiak i Hasit.

E bija e Azem Hajdarit, Rudina, tashmë deputete, tregon si e përjetoi këtë vendim.

“Ky është një akt i shëmtuar. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë u shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin se ky njeri ishte i pari që bëri një akt të tillë në Parlament. Ky është një njeri që është dënuar dhe është kriminel. Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, u shpreh Rudina Hajdari për Top Channel.

Partia Demokratike reagoi menjëherë duke e konsideruar Kryeministrin Rama si autorin e këtij vendimi.

“Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij. Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati! Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari”, tha Gent Strazimiri.

Edhe Presidenti i Republikës reagoi ashpër përmes zëdhënësit Tedi Blushi, duke dënuar si një provokim titullin e dhënë në nder të Gafurr Mazrekut: “Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.”

Përmes një reagimi zyrtar, zyra e Kryeministrit u distancua nga vendimi i Këshillit Bashkiak Has, duke e konsideruar atë gjithashtu një provokim të papërgjegjshëm të kujtdo që e ka propozuar dhe e ka miratuar atë.

“Kryeministri Edi Rama bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Kryeministria i konsideron akuzat e Partisë Demokratike si vulgare dhe shpërdorim politik të emrit dhe kujtimit të Azem Hajdarit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO QE PUSHTOI RRJETIN/ Krokodili 3 metra zapton autostradën dhe shqyen...
Previous article Tund të pasmet me fustan super të shkurtër, Ilda Bejleri do t'ju lërë sonte pa gjumë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT