Sot pasdite, Lulzim Basha u rikthye në vendin ku disa banorë protestojnë të zona e “Astirit” dhe ka lëshuar një sërë deklaratash kundër ndërtimit të projektit për Unazën e Madhe. Por, përveçse kryetari i PD-së “harroi” se si ish kryetar bashkie ka miratuar të gjitha projektet lidhur me Unazën e Madhe të Tiranës, përfshirë edhe faktin se ky projekt kërkonte prishjen e disa banesave të paligjshme anash rrugës, Basha kishte krah tij edhe një figurë jo pak të njohur.
Personi që shihni të rrethuar në foto është Lefter Kostenja, autori i hartimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe apo të Jashtme siç njihet zyrtarisht. Ai ka qenë në vitet 2010-2013 drejtor i Drejtorisë Teknike në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe personi që ka detajuar edhe projektin e ndërtimit të Unazës, përfshi edhe zgjerimin e segmentit. Si për ironi, bashkë me Bashën, Kostenja protestonte sot kundër projektit që e ka hartuar me duart e veta.


