Gafa e organizatorëve francezë me himnin shqiptar në nisje të ndeshjes, sigurisht që ka bërë bujë të madhe edhe në mediat europiane, e veçanërisht ato franceze.
Teksa shpjegojnë incidentin e ndodhur, disa prej mediave shkruajnë se himni i vendosur ishte ai i Andorrës, ndërsa disa të tjera pretendojnë se himni i ngatërruar ishte ai i Malit të Zi.
Gafa me himnin:
Por, të gjitha mediat janë në unison, kur zbulojnë edhe një gafë tjetër nga francezët, në momentin kur do niste himni i vërtetë i Shqipërisë.
Në ato momente, ishte spikeri i stadiumit që po kërkonte ndjesë për incidentin, teksa i bënte thirrje edhe tifozëve të ngriheshin për të respektuar himnin e Shqipërisë, por në vend të “Albanie”, spikeri tha fjalën “Armenie”, pra të Armenisë, duke ngatërruar kështu edhe emrin e Shqipërisë.
Momenti kur flet spikeri i stadiumit:
Himni i Andorrës:
Himni i Malit të Zi:


