Pas lenies së mandatit te deputetit, Mark Marku po përballet me sulme te njepasnjeshme ardhur nga rradhët e demokratëve. I fundit ka qenë Julian Deda, i cili perveç se shkruan i indinjuar, duket se ende nuk e ka të qartë se si funksionon sistemi elektoral në Shqipëri.
Thënë kjo, pasi në reagimin e tij, Deda shkruan se Marku mori 5 000 vota personale “ca në Lezhë e ca në Tiranë”.
“Keta qe japin doreheqjen nga deputetlleku pa dhene akoma asnje kontribut ne kete drejtim, me duken jo vetem pordhace dhe arrogante, por tregojne edhe nje mos-respekt per ata qe i dhane voten duke e shperfillur vullnetin e qytetareve. Pra jane mbi 5000 vota personale, ca ne Lezhe, ca ne Tirane, te hedhura ne kosh te plehrave dhe kjo nuk eshte aspak normale.
Eshte tamam si te besh nje dasme, te therrasesh gjithe fisin tend dhe te gruas, ti besh ata te harxhojne nje hale me lek per te te bere dhurata dhe te nesermen te divorcohesh me pretekstin se nusja, me te cilen re ne dashuri, papritur u be njeri i keq direkt pas dasmes.
P.S.: Nuk më interesojnë fare arsyet se pse e kane marre kete vendim, mund te kene te drejte ose jo, kjo eshte çështje tjetër.”
Dikush duhet tja shpjegoje anetareve të forumeve të larta te PD, se sipas sistemit shqiptar zgjedhor, mund të marësh vota për deputet vetëm në qarkun ku kandidon. Vetëm pasi ta mësojnë, ndoshta edhe mund të pretendojnë se mund të fitojnë ndonjeherë! E ta mendosh që ky Jul Deda “vdiq” për tu bërë pak deputet!
AlpeNews.al


