• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GAFA E ALBIN KURTIT/ Nuk di të zgjidhë ekuacionin e klasës së 7-të! Bëhet lajm ndërkombëtar
Home
Rajon

GAFA E ALBIN KURTIT/ Nuk di të zgjidhë ekuacionin e klasës së 7-të! Bëhet lajm ndërkombëtar

5 September, 2024 s.autor Rajon

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tërhoqi vëmendjen e medias ndërkombëtare me supergafën që bëri dje duke zgjidhur gabim një ekuacion matematikor të klasës së shtatë. Edhe pse në atë moment gafa nuk u kuptua, por u duartrokit edhe nga ministrja e Arsimit, gabimin e kapën ndjekësit e rrjeteve sociale.

VIDEO

Si nisi?
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte të mërkurën (4 shtatorit) në një shkollë në komunën e Podujevës kur nisi të zgjidhte një ekuacion në dërrasën e zezë të klasës së shtatë në një shkollë fillore të komunës Podujevë.

Gjatë inaugurimit të shkollës, kryeministri i cili ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës – kryeministri  hyri në klasë dhe iu drejtua dërrasës së zezë dhe mori shkumësin për të zgjidhur ekuacionin matematikor, me një të panjohur (X).

‘Uh- oh’

Pasi Kurti e zgjidhi me besim ekuacionin, të gjithë në sallë duartrokitën, mes tyre edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Por kishte një problem: Kurti kishte përgjigjen e gabuar. Uh-oh, shkruan ‘Politico’

Përdoruesit e rrjeteve sociale e dalluan shpejt gabimin në zgjidhjen e Kurtit, i cili duhej të ishte x=0 në vend të x=5. Gabimin e pranoi edhe vetë kryeministri pak orë më vonë me një reagim në Facebook reflektoi dhe kërkoi ndjesë.

“Të dashur nxënës, ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore.

Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve.

Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0. Ju përshëndes e ju dua fort, Albini” – shkroi ai në rrjetet sociale

“Politico”: Kurti ngatërroi ushtrimin matematikor për fëmijët  

Supergafa tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Prestigjozja “Politico” e cilëson gafën e kryeministrit  “incident të algjebrës” ndërsa lajmi është me titull “Kryeministri i Kosovës kërkon falje për ngatërrimin e ushtrimit matematikor të fëmijëve”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Brataj: Trend në rritje i aksidenteve, përdoruesve duhet t’u hiqet patenta përkohësisht
Previous article E PËSON KEQ/ Tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumente false, arrestohet shqiptari

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT