Medias sot jane fokusuar tek skeda e pasurive të deklaruara nga Rovena Gashi, prokurorja qe nesër ka rradhën për të kaluar në filtrin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ose e thënë ndryshe shkalla e parë e procesit të vettingut.
Rovena Gashi sot është një e papunë, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj po prokuror, Dritan Gina janë pezuluar pas hetimeve zyrtare të nisura për ta nga Prokuroria e Durrësit fillimisht e tashmë nga prokuroria e Fierit. Deri pak muaj më parë, në kohën e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla Rovena Gashi ka qenë njeriu më kofident me të dhe ka mbajtur detyrat e Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe të Drejtorisë së Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Të dhënat e bëra publike për të, botohen rregullisht për çdo gjyqtar dhe prokuror, një ditë përpara nisjes së seancës së parë për ta nga BIRN në websiten reporter.al. Janë të dhën dhe analiza të bazuara vetëm mbi deklarimet e vetë protagonistëve dhe jo nga hetimi i thelluar mbi ta nga organet e vetingut. Sepse këto të dhëna bëhen publike vetëm gjatë zhvillimit të seancave të vettingut.
PRECEDENTI ROVENA GASHI
Rovena Gashi nuk eshte si çdo gjyqtar dhe prokuror që ka kaluar deri më sot në sitën e vetingut. Sepse ajo eshte krejt ndryshe nga te gjithë ata. Madje shumë më ndryshe edhe se ata që nuk ia kanë dale deri me sot qe ta kalojnë “ylberin” e procesit.
Rovena gashi eshte nje precedent. Eshte nje simbol. Eshte nje perjashtim nga çdo rast. Eshte Rovena Gashi.
Pse eshte ajo ndryshe nga te gjithe 800 gjyqtaret dhe prokuroret e sistemit te vjeter qe tentojne te kalojne proven e pastertise se pasurise, personalitetit dhe profesionalizmit?
Rovena Gashi eshte ndryshe, sepse te gjithe ish koleget e saj te sistemit te drejtesise, kalojne fillimisht neper filtrat e vettingut, e nese nuk ia dalin, shkarkohen.
Rovena Gashi ne fillim e shkaruan dhe tani po e kalojne edhe ne vetting. Pra ne fillim gruaja me e afert e Adriatik Llalles kur ishte ne krye te Prokurorise, u pezullua nga puna. Pra nuk eshte me prokueore, sepse e nxorren jashte sistemit. E pas kesaj, si te mos i mjaftonte kjo, tani e fusin edhe ne procesin e kontrollit te pastertise se gjithanashme.
GABIMI FATAL I ROVENA GASHIT
Shkak për këtë precedent te krijuar me ate qe njihej dikur si Nr. 2 i Prokurorise, por de facto Nr. 1 i saj, ka qene nje zbulim i tmerrshem qe Alpenews.al publikoi për Rovena Gashin.
Alpenews.al publikoi kontratat e energjise elektrike te 16 pronave te patundshme te cilat nuk figuronin te regjistruara zyrtarisht ne hipoteke, por mbaheshin te padeklaruara ne emer te babait te Rovena Gashit.
Behet fjale per 14 apartamente ne nje pallat te tere e te vetem ne zonen me te shtrenjte te plazhit tek zona e njohur si Shkembi i Kavajes dhe dy kapanone gjigande prej mijera e mijera metrash katrore qe perdoren per aktivitete biznese.
Njëra prej tyre sherben si ambjent per industrine fason dhe i ishte dhene me qera nje kompanie italiane dhe ndodhet në Lagjen Nr. 14 në Shkozet te Durrësit. Ndersa tjetra kryente aktivitete tregetimi materialesh hidrosanitare dhe ndodhet ndane autostrades Durres – Tirane.
Te gjitha keto prona, perllogariten ne vlera marramendase parashe me çmimet e imobiliareve ne treg dhe perllogariten te jene disa miliarde leke.
Denoncimi i ketij skandali te jashtezakonshem nxiti shume debate dhe shkrime ne media dhe revolte ne rrjetet sociale. Sipas Spartak Ngjeles, ish minister i Drejtesise, Rovena Gashi i ka vene keto prona duke perfituar nga parate e krimit dhe mafias, e cila ne kembim i ka mbyllur atyre dosjet e krimit. Ka qene ky momenti kur Prokuroria u vu ne levizje dhe me pas filloi zyrtarisht hetimet per ndjekje penale ndaj çiftit te bashkeshorteve prokurore Rovena Gashi dhe Dritan Gina. Ata akuzohen per fshehje pasurie, deklarim i rreme ne bashkepunim dhe po verifikohen per pastrim te produkteve te vepres penale ose e thene ndryshe per pastrim parashe.
PROBLEMET ME DEKLARIMIN QE KANE BERE VETE
Në vitin 2005 Gashi ka deklaruar shitjen e një automjeti, i cili nuk rezulton në deklaratën e pasurisë për vitin 2004.
Ndërsa në vitin 2011, çifti i bashkëshortëve ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 metra katrorë në Shkëmbin e Kavajës, me burim një kredi bankare dhe një shumë të konsiderueshme parash dhuratë. Në deklaratat e pasurisë së zonjës Gashi nuk rezulton çmimi total i këtij apartamenti, por referuar deklaratës së bashkëshortit të saj ai ka kushtuar 80 mijë euro; nga të cilat 45 mijë euro janë marrë kredi dhe 35 mijë euro janë deklaruar si dhuratë. Në vitin 2013, Gashi ka marrë gjithashtu dhuratë nga babai i saj një apartament me sipërfaqe 137.5 metra katrorë në Tiranë.
Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar janë mospërputhjet me deklarimet e kursimeve cash ndër vite. P.sh., në fund të vitit 2015, Gashi deklaronte se zotëronte cash shumën 800 mijë lekë, ndërsa referuar deklaratave periodike shuma akumulative e kursimeve deri në atë kohë rezulton 3.8 milionë lekë. Ndërsa një vit më vonë, në 2016, Gashi deklaron se ka depozituar në një llogari bankare 10 mijë euro me burim kursimet ndër vite.
Përgatiti: Alpenews.al


