Një studim shkencor amerikan ka dalë në përfundimin se 15 për qind e të rriturve po marrin më shumë ibuprofen nga sa organizmi mund të metabolizojë.
Ky lloj ilaçi është marrë shpesh për të lehtësuar dhimbjet dhe duket se shumica e medikamenteve me këtë efekt kanë ibuprofenin si qetësues.
Në hulumtimin e bërë nga Pharmocoepidemiology and Drug Safety 15 përqind e 1.326 personave në studim tejkaluan dozën ditore.
Përveç ibuprofen, drogëra të tjera përfshijnë paracetamolin, aspirinën, naproxenin, celecoxib, meloxicam dhe diclofenac, ndaj mjekët këshillojnë që jo të gjithë medikamentet me efekt qetësues në organizëm të kenë ibuporfenin si substancë aktive.
Rezultatet treguan se 55 përqind e të rriturve merrnin ibuprofen tri ditë në javë, 16 për qind që e merrnin atë çdo ditë dhe 37 për qind pranuan që merrnin dhe një medikament tjetër gjatë javës (këtu mund të përfshijmë, medikamentet për qetësimin e dhimbjeve menstruale, për parandalimin e gripit, dhimbjen e kokës etj).
Sipas autorit kryesor të studimit, Dr.David Kaufman nga Universiteti i Bostonit, tejkalimi i dozës së rekomanduar mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.
Kjo barnë mund të ketë efekte serioze anësore, duke përfshirë gjakderdhjet gastrointestinale dhe sulmet në zemër.
Shpesh merren pa mbikëqyrje mjekësore, ndaj dhe rreziku është më i lartë.