Nga videoja e publikuar online mitrovicasi dëgjohet duke i thënë vajzës së tij “futja babë, futja”, teksa ajo shtie plotë 6 herë me armë.

Pak orë më pas zëdhënësi i Policisë së rajonit të Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar se kanë arritur ta identifikojnë 43 vjeçarin dhe më pas i njëjti është arrestuar.

“Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tije një fëmijë shkrepte një armë zjarri”, ka thënë Zahiti.

Gjatë kontrollit Policia ka sekuestruar dhe pistoletën e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.

“I dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”, ka konfirmuar Zahiti, shkruajne mediat kosovare.