• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUSNI DROGË NË BURG/ Cilët janë policët e pezulluar. Shefi që vdiq në aksident sapo ishte njoftuar dhe … (EMRAT)
Home
Breaking News

FUSNI DROGË NË BURG/ Cilët janë policët e pezulluar. Shefi që vdiq në aksident sapo ishte njoftuar dhe … (EMRAT)

29 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tentuan të fusnin lëndë narkotike në ambientet e burgut, pezullohen nga detyra gjashtë policë.burgu-i-shen-kollit-1

Gjatë punonjës të Burgut të Shënkollit në Lezhë janë pezulluar nga detyra, pasi tentuan të fusin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Rasti është zbuluar dy net më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për Sistemin e Burgjeve. Sipas burimeve, punonjësit nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë dhe droga u tentua të futej te të dënuarit përmes ushqimit.

 

Ende nuk dihet sasia e lëndës narkotike dhe lloji i saj, por në lidhje me rastin kanë nisur hetimet. Pesë prej efektivëve të pezulluar nga detyra janë: Alfred Noka, Agostin Maka, Arben Biba, Sajmir Frroku dhe Gjovalin Paloka. Pas hetimeve pritet që të merren dhe masa të tjera për të tjerë zyrtarë të përfshirë.

Punonjësit e pezulluar nga detyra kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se brenda ushqimit për të dënuarit kishte drogë, por ka dyshime se vetë se ata janë të implikuar në këtë rast dhe për këtë arsye është vendosur pezullim i përkohshëm nga detyra. Po ashtu, pritet të mësohet se nga e kanë marrë drogën efektivët e Policisë së Burgut dhe për cilët të dënuar ishte e destinuar lënda narkotike. Deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, 6 punonjësit do të qëndrojnë të pezulluar nga puna.

Çështja i ka kaluar për hetim Policisë dhe Prokurorisë, që pritet të zbardhin plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë për sigurinë në burgje. Ndërkohë, mësohet se rasti është zbuluar mbrëmjen e së martës, pikërisht në kohën kur u aksidentua për vdekje shefi i Regjimit të Brendshëm në Burgun e Shënkollit, Arjan Bejtja. Sipas burimeve, 37-vjeçari ishte njoftuar për ngjarjen dhe menjëherë ishte nisur drejt Shënkollit.

Siç duket, shpejtësia për të mbërritur sa më parë te burgu, i solli edhe aksidentin tragjik që i mori jetën babait të dy fëmijëve nga Lezha. Bejtja u përplas me një automjet tjetër në superstradën Lezhë-Laç, në tentativë për të kryer parakalim.

Përplasja rezultoi fatale për 37-vjeçarin, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë, më 19 janar po në burgun e Shënkollit u kapën tre celularë që ishin fshehur në fund të tenxheve me ushqimeve.

Policet e pezulluar

Alfred Noka
Agostin Maka
Arben Biba
Sajmir Frroku
Gjovalin Paloka

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODIJTE E RËNDË PAS BARAZIMIT NË ANDORRË/ Alban Bushi: 2-3 lojtarë nuk dhanë maksimumin, por duhej ta...
Previous article TIRANA SI KURRË MË PARË/ Avionët e NATO-s çajnë qiellin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT