Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook. Kjo është bërë e ditur nga Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani.
Postimi i plotë
Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.
Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcye stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.
Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!
Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!.