• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar
Home
Rajon

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

31 August, 2026 s.autor Rajon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për President të Kosovës. Palët janë pajtuar për kandidaturën e Bekim Sejdiut.

Marrëveshja është bërë e ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili deklaroi se dy partitë kanë zhvilluar takime të vazhdueshme që prej 9 korrikut, me fokus në stabilitetin institucional dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për të çuar përpara proceset në vend.

Abdixhiku tha se negociatat nuk kanë qenë të lehta, por i cilësoi ato si diskutime intensive dhe shteruese. Sipas tij, të dyja palët kanë qenë të vendosura për të gjetur një zgjidhje.

Në përfundim të bisedimeve, emri i propozuar për postin e Presidentit të Kosovës është Bekim Sejdiu.

Kush është Bekim Sejdiu?

Bekim Sejdiu është diplomat karriere dhe jurist, me përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.

Ai ka shërbyer edhe si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke pasur një eksperiencë të rëndësishme në fushën juridike dhe institucionale.

Në karrierën diplomatike, Sejdiu ka shërbyer si konsull në Ankara gjatë periudhës 2008–2012, në kuadër të angazhimeve të tij në shërbimin diplomatik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTRABANDË FISHEKZJARRESH/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari, synonte t’i shiste në Tiranë
Previous article MË SHUMË SE TRE ORË NË SPAK/ Igli Tare: Falënderoj mediat, të tjerat ia lëmë kohës

s.autor

Postime të ngjashme

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport Rajon

ALARM NË RODOS/ Doli tym nga motori, avioni i Olympic Air kthehet në aeroport

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT