• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FURTUNË” SHKARKIMESH NË PS E SHKODRËS/ Rama: Nesër caktojmë emrin që zëvendëson Valdrin Pjetrin
Home
Politikë

“FURTUNË” SHKARKIMESH NË PS E SHKODRËS/ Rama: Nesër caktojmë emrin që zëvendëson Valdrin Pjetrin

27 August, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme  në Lezhë një takim me drejtuesit e qarqeve veriore të Partisë Socialiste. Burime bëjnë me dije për gazetaren e Report Tv Klesiana Omeri se në këtë mbledhje Rama ka udhëruar shkarkimin shumicës së drejtorëve rajonalë në qarkun e Shkodrës.

Ditën e nesërme në orën  17:00 Rama do të zhvillojë një takim me drejtorët e qarkut të Shkodrës, ndërsa në orën  18:00 do të mbledhë edhe kryesinë e PS ku do të vendoset caktimi i drejtuesit të ri politik në qarkun e Shkodrës.  Ky vendim vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit të qarkut të Shkodrës dhe tërheqjes së tij nga marrja e postit të kryebashkiakut në këtë qytet.

Pjetri Akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës.  PD ka publikuar disa dokumente  nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Pjetri i ka mohuar edhe akuzat ndaj tij, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama është shprehur se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Në takimi me drejtuesit e qarqeve veriore kryeministri Rama është ndalur veçanërisht tek bashkitë që kanë qenë drejtuar nga Partia Demokratike duke u rikujtuar kryebashkiakëve të rinj që të mos largojnë njerëzit nga puna.

Po ashtu një fokusim të gjerë në takimin e mbajtur jashtë ‘syrit’ të kamerave është folur edhe për administratën duke thënë se duhen persona të kualifikuar.

Pak kohë më parë tre figurat qendrore të Partisë Socialiste kanë marrë përsipër të menaxhojnë 12 qarqet e vendit sa i përket koordinimit politik. Bëhet fjalë për Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën të cilët do të drejtojnë nga katër qarqe secili.

Kështu, Edi Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës. Numri dy i PS do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Ndërsa Kryetari i Kuvendit,  është vendosur koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TELENOVELA NEYMAR"/ Braziliani thotë fjalën e fundit: Ky është EKIPI që dua
Previous article PAK PARA LINDJES/ Ja pushimet luksoze të Ermal dhe Ariana Fejzullahut (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT