• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Furtunë” në Greqi: Dy ish-kryeministra dhe tetë ministra drejt burgut, akuzohen për…
Home
Rajon

“Furtunë” në Greqi: Dy ish-kryeministra dhe tetë ministra drejt burgut, akuzohen për…

5 February, 2018 g.autor Rajon

Prokurorët grekë kanë dërguar në parlament dosjen e një skandali, ku janë përfshirë edhe emrat e dy ish- kryeministrave dhe tetë ministrave të qeverive të mëparshme.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për Antonis Samaras që shërbeu si kryeministër në periudhën 2012-2015 dhe për Panajotis Pikramenos, që drejtoi qeverinë e punës nga maji deri në qershor 2012.Sa u përket ministrave, ata kanë drejtuar dikasteret e shëndetësisë, ekonomisë dhe zhvillimit, nga 2006-a deri në 2016.

Dosja përfshihet në atë që quhet si “pista greke e skandalit Novartis”. Kolosi shumëkombësh farmaceutik me seli në Zvicër, po hetohet për pagesa prej qindra milionjë dollarësh në gjithë botën, me qëllim që të dominojë në tregjet e barnave.

Për Greqinë, dyshohet se Novartis, u ka paguar rryshfete 4 mijë mjekëve, që të favorizonin medikamentet e shumëkombëshes.urgut, dyshohet se janë përfshirë në një aferë korrupsioni

Kreu i prokurorisë anti korrupsion dhe dy prokurorët që po e asistojnë, thuhet se kanë gjetur shenja për mitëmarrje dhe abuzim me detyrën të dhjetë ish- zyrtarëve të lartë, përfshirë dy ish kryeministrat, shkruan Ora News.

Prokuroria e antikorrupsionit po shqyrton edhe akuzat e mundshme për shplarje parash.

Sipas ligjit grek, kur gjatë hetimeve implikohen emra personash që kanë shërbyer apo shërbejnë si ministra, dosja duhet t’i kalojë parlamentit, që heton nga ana e vet nëse këta kanë kryer vepër penale.

Ky është skandali i dytë i madh ku sillen të përfshirë ish zyrtarë të lartë grekë. Në korrik të vitit të kaluar gjykata e Athinës shpalli fajtor një ish ministër socialist të transportit dhe telekomunikacioneve. 73 vjecari Tasos Mandelis pranoi se në fillim të viteve 2000 ishte paguar me 450.000 marka, me qëllim që të favorizonte shumekombëshen Siemens per kontrata fitimprurëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamjet e fundit, “Arena Kombëtare” po merr formë (FOTO+VIDEO)
Previous article VIDEO/ Watford kalon në avantazh, Chelsea me 10 lojtarë

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT