• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
”FURNIZONTE” ME DROGË ZONËN E ISH-PARKUT TË AUTOBUSËVE/ Pranga 25-vjeçarit
Home
Aktualitet
Kronikë

”FURNIZONTE” ME DROGË ZONËN E ISH-PARKUT TË AUTOBUSËVE/ Pranga 25-vjeçarit

10 November, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni policor i koduar “Furnitori”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Shqiponjat dhe Shigjetat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vihet në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, gjatë mbrëmjes së djeshme është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën “Ish-parkut të autobusave”, strukturat policore të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

foto galeri

Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“,

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHENGENI BALLKANIK, JUGOSLLAVIA E RE? Rama i përgjigjet Isa Mustafës
Previous article ''JA PSE KAM MUNGUAR''/ Rama: Reforma Zgjedhore kalon në Kuvend sipas rekomandimeve të OSBE! Po punojmë kundër 'KÇK'

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT