Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Raportohet se një furgon ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur disa pasagjerë, ndërsa sipas një dëshmitari okular ambulance ka vonuar më shumë se gjysëm ore për të mbërritur në vendngjarje.
Ai shkruan për JOQ se furgoni me pasagjerë ka qenë i linjës Berat-Korçë dhe ka qenë faji i shoferit të këtij furgoni, i cili ka parakaluar pranë një kthese.
Sipas dëshmitarit pasagjerët që ishin më rëndë janë transportuar me makina të rastit pasi ambulancat që erdhën më vonë u vonuan në kohë. Disa prej pasagjerëve mendohet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa vetë shoferi ka dalë me kokë nga xhami i përparmë.
Mesazhi i plotë:
Aksident në Librazht. Njerëzit te shtrirë në rrugë qajnë nga dhimbjet, ambulanca vonohet me shumë se gjysem ore, rruga e bllokuar. Zot na ruaj, kam pa tmerr me syt e mij. Ka shume te plagosur rende. Kane ardhur 5 ambulanca per te marre gjithe pasagjeret e plagosur, disa qe ishin ne gjendje te rende kane ikur me makina private te rastit. Shoferi I furgonit ka dale nga xhami me koke. Të gjithe kan shkuar ne spitalin e Elbasanit dhe Librazhdit. 20-25 te plagosur te furgonit kan ikur ne spital nder ta 5-7 ne gjendje te rende. Ndersa shoferi i vetures esht shum mir ska asnje lendim.”


