• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Fuqia blerëse, Shqipëria ndër vendet më të varfëra në vitin 2017
Home
Ekonomi

Fuqia blerëse, Shqipëria ndër vendet më të varfëra në vitin 2017

22 March, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të Europës për nga fuqia blerëse, bashkë me fqinjët ballkanas, duke përjashtuar Malin e Zi.

Një indeks i GfK që mat paritetin e fuqisë blerëse (PPP) vitin e shkuar, e nxjerr vendin tonë në vendet me aftësi blerëse më të ulët në të gjithë Europën.

Sipas të dhënave, europianët kanë në dispozicion mesatarisht 13,937 € për person në dispozicion për shpenzime dhe kursime në vitin 2017, raporton Monitor.

Të ardhurat neto të disponueshme në mesin e 42 vendeve të hulumtuara ndryshojnë shumë: Lihtenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë fuqinë më të lartë blerëse mesatare, ndërsa Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina kanë më të ulëtat. Në të njëjtin grup me këto shtete bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia.

Në 2017, europianët kanë një total prej rreth 9.4 miliardë eurosh për shpenzimet për ushqim, akomodim, shpenzime jetese, shërbime, kosto të energjisë, kursime private të pensionit, sigurime, pushime, lëvizje dhe blerje të tjera të konsumatorëve.

Kjo përkon me një fuqi blerëse mesatare për frymë prej 13,937 €, që tregon një rritje të moderuar prej 1,9 për qind dhe një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me shifrat e vitit të kaluar.

Por disa vende devijojnë nga kjo vlerë mesatare.

Për shembull, Islanda ka një rritje të lartë mbi mesataren prej më shumë se 37 për qind, ndërsa vende si Lihtenshtajni dhe Zvicra kanë norma të ngadalësuara të rritjes.

Studimi “GfK Power Purchasing Power Europe 2017” është i disponueshëm për 42 vende europiane në nivele të detajuara rajonale si komunat dhe kodet postare, së bashku me të dhëna të përshtatshme për banorët dhe familjet, si dhe hartat dixhitale.

Fuqia blerëse është një masë e të ardhurave të disponueshme pas zbritjes së taksave dhe kontributeve. Studimi tregon nivelet e fuqisë blerëse për person, në vit, në euro dhe si një vlerë indeksi.

Fuqia Blerëse e GfK bazohet në të ardhurat nominale të disponueshme të popullsisë, që do të thotë se vlerat nuk janë përshtatur për inflacionin. Studimi bazohet në statistikat mbi të ardhurat dhe nivelet e taksave, përfitimet qeveritare dhe parashikimet nga institutet ekonomike.

Konsumatorët përdorin fuqinë e tyre të përgjithshme blerëse për të mbuluar shpenzimet që lidhen me ushqimin, jetesën, shërbimet, energjinë, pensionet private dhe primet e sigurimit, si dhe shpenzime të tjera, të tilla si pushimet, lëvizshmëria dhe blerjet e konsumatorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kompania kineze kërkon emrin “Yeezy” te Kanye West
Previous article Java e fundit e marsit sjell edhe ndryshimin e orës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT