• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUNKSIONARËT NËN “SHËNJESTËR”/ Rastet: Nga plagosja e kreut të PD në Mat, tek vrasja e ish kryeplakut në Shegas
Home
Breaking News

FUNKSIONARËT NËN “SHËNJESTËR”/ Rastet: Nga plagosja e kreut të PD në Mat, tek vrasja e ish kryeplakut në Shegas

18 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Situatat dhe ngjarjet që kanë ndodhur në vend muajt e fundit kanë qenë të shumta. Të tilla kanë qenë vrasjet, plagosjet, vjedhjet e grabitjet, apo dhe kërcënimet. Lidhur me to policia është vënë në zbatim të aksionit “Forca e Ligjit”, i cili ka të bëjë më të gjitha rastet e mësipërme. Saktësisht me arrestimin dhe kapjen e kriminelëve dhe personave të rrezikshëm. Personat e prekur nga këto ngjarje kanë qenë të ndryshëm, që nga njerëzit e thjeshtë, e deri tek djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja për rastin e bujshëm të Xhisielës.

Ndërsa po ashtu të vënë nën “shënjestër” kanë qenë edhe funksionarë të ndryshëm, të cilët kanë zotëruar një funksion të caktuar nëpër vendet përkatëse. I fundit ishte ai i ditës së djeshme në Mat.

-Çfarë ndodhi

Plagosja e kreut të PD në Mat, Gjovalin Rica:

Policia njoftoi ditën e djeshme se rreth orës 19.50 në fshatin Bushkash të Matit, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu 50 vjeçari Gjovalin Rica. Pra fillimisht u raportua si një vetëplagosje, pasi vetë i plagosuri e deklaroi një gjë të tillë. Rica u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal, për tu transportuar më pas drejt atij të Tiranës.

E ndërsa ditën e sotme detaje të reja dolën në dritë. Ishte po policia që njoftoi se Gjovalin Rica nuk ishte vetëplagosur. Policia zbuloi se ai ishte plagosur nga 59 vjeçari Agustin Braca, i cili u arrestua. Sipas dyshimeve, Rica u plagos për motive të dobëta, përpara banesës së tij duke marrë plagë në kraharor dhe shpinë.

-Vrasja e ish kryeplakut të fshatit Shegas, Qemal Alla, në 10 tetor të 2018:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes në mbrëmje. 48 vjeçari Qemal Alla, ish kryeplaku i fshatit shegas ka mbetur i vrarë përpara banesës së tij. Sipas policisë, 48 vjeçari është qëlluar me armë zjarri në momentin kur ka zbritur nga makina e tij për të hapur portën e shtëpisë.

E ndërsa ndaj Allës është qëlluar vetëm me një plumb. Fatkeqësisht ai plumb ishte i cili i ka shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

-Vrasja me armë zjarri e ish kryetarit të i fshatit Rehovë, Januz Banaj në Skrapar, në 3 prill të vitit 2018:

Ish kryetari i fshatit Rehovë në Skrapar u plagos me armë zjarri. Autori i pas krimit u largua nga vendngjarja dhe qëndroi i fshehur në kodrat e fshatit. 58 vjeçari u vuendos në pranga nga policia disa orë pas plagosjes.

Ndërsa 60 vjeçari Januz Banaj ndërroi jetë. Ai u dërgua në spitalin ushtarak, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Shkak i ngjarjes sipas policisë, ishin motivet e pronësise.

-Plagosja e kryetarit të komunës Qendër në  20 janar të vitit 2014:

Në mesin e qytetit makina tip “fouristradë” e Fredo Beberit, kryetarit të komunës, është hedhur në erë. Nga ky shpërthim mbeti i plagosur vetë pronari Berberi i cili u dërgua në spital dhe kaloi rrezikun për jetën.

Po ashtu nga ky shpërthim janë dëmtuar edhe dy makina të tjera që kanë qenë pranë.

-Plagosja e kryeplakut të komunës Domje Agim Daçi, me armë zjarri, në 4 mars të vitit 2013:

Kryeplaku i komunës Domje në kryeqytet u plagos tek ura e Picallës, pak pas mesditës. Agim Daçi është qëlluar me arrë zjarri, ndërsa autori i ngjarjes Riza Haka, u arrestua pak minuta pas ngjarjes.

Kryeplaku u dërgua menjëherë me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku mori edhe ndihmën mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të një grricje të çastit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E LA TË DASHURËN PËR NJË LOJË/ Djali rrëfen arsyet: Problemet kishin nisur kur ajo...
Previous article PËRDHUNONIN VAJZAT E REJA NË VARKË/ Çifti dënohet me 21 vite burg

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë Aktualitet

PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT