• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUNERALI I PRESIDENTIT BUSH/ Nderimet do të vazhdojnë për 5 ditë (DETAJET)
Home
Nderkombetare

FUNERALI I PRESIDENTIT BUSH/ Nderimet do të vazhdojnë për 5 ditë (DETAJET)

2 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Trupi i ish-presidentit të SHBA-së Xhorxh H.W. Bush do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Kongresit duke filluar të hënën mbrëma ku amerikanët do të nderojnë jetën e presidentit të 41-të të vendit.

Ndërtesa do të jetë e hapur për personalitete dhe publikun që do të tregojnë respektin e tyre deri të mërkurën, dhe vizitorët do të kalojnë para arkivolit të ish-presidentit Bush. Ai vdiq në Teksas, në shtëpinë e tij, të premten mbrëma në moshën 94 vjeçare.

George H.W. Bush, i cili shërbeu një mandat në Shtëpinë e Bardhë 1989-1993, do të nderohet me një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen Kombëtare në Uashington, nga ku do të niset për varrim të enjten në truallin e bibliotekës së tij presidenciale në Teksas.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në funeral.

Në një koment në Twitter, udhëheqësi amerikan tha: “Presidenti George H.W. Bush pati një jetë të gjatë, të suksesshme dhe të bukur. Sa herë që isha në praninë e tij, pashë gëzimin e tij absolut për jetën dhe krenarinë e vërtetë për familjen e tij. Ai ishte një njeri vërtet i mrekullueshëm dhe të gjithë do ta ndjejnë mungesën e tij! ”

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha në një deklaratë se e mërkura është caktuar si një ditë zie kombëtare dhe se flamujt e Shtëpisë së Bardhë tashmë janë ulur në gjysmë shtize për të nderuar ish-presidentin George HW Bush.

Bursa e Nju Jorkut njoftoi se do të mbyllet të mërkurën për nder të ish-presidentit Bush.

Funeralet shtetërore mbahen tradicionalisht për presidentët e tanishëm ose të mëparshëm dhe zyrtarë të tjerë të caktuar nga presidenti.

Funerali shtetëror është një ngjarje dhjetë-ditore dhe përbëhet nga tri faza: ceremonitë brenda shtetit ku zyrtari ka banuar, ceremonitë brenda Uashingtonit, dhe ceremonitë në shtetin në të cilin individi ka zgjedhur për t’u varrosur./voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kategoria e Dytë/ Grupi B: Shkumbini dhe Devolli fitojnë në transfertë, Delvina përmbys Maliqin
Previous article KACAFYTJE DHE PËRPLASJE/ Shikoni momentin e sherrit masiv në Arsenal-Tottenham, lojtarët bëhen me...(VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT