SHBA-ja siguroi informacionet e nevojshme që e ndihmuan Ukrainën të fundoste luftanijen Moskva-n, kryqëzorin kryesor rus të raketave ruse në Detin e Zi.
Zyrtarë të paidentifikuar bënë me dije se Ukraina kishte pyetur SHBA-në për një anije që lundronte në jug të Odesës.
SHBA nga ana tjetër kishte konfirmuar se luftanija ishte Moskva duke i ndihmuar forcat ukrainase me vendndodhjen e saj, të cilët e goditën më pas me dy raketa.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se SHBA dha inteligjencë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej.
Zëdhënësi John Kirby mohoi raportet e mëparshme të mediave se SHBA po jepte informacion për vendndodhjen e gjeneralëve të lartë rusë në fushën e betejës, në mënyrë që forcat ukrainase të mund t’i vrisnin ata.
“Ne nuk japim informacione për vendndodhjen e liderëve të lartë ushtarakë në fushën e betejës ose nuk marrim pjesë në vendimet e shënjestrës së ushtrisë ukrainase,” tha ai.
Kirby tha se Ukraina ka kombinuar informacionin që SHBA-ja dhe të tjerët kanë ofruar me inteligjencën e tyre në fushën e betejës.
“Pastaj ata marrin vendimet dhe veprimet e tyre”, tha ai.


