• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FUNDJAVË NDRYSHE”/ Hajdari: Do restaurojmë 500 shtëpitë e para
Home
Sociale

“FUNDJAVË NDRYSHE”/ Hajdari: Do restaurojmë 500 shtëpitë e para

30 November, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

26 nëntori do të mbahet mend gjatë nga populli shqiptar si një ditë e mbushur me ankth, panik, viktima dhe shumë lot.

Ishte pikërisht dita kur tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, më i madhi në dekadat e fundit, goditi vendin tonë duke u marrë jetën 51 personave.

Sikur kjo të mos mjaftonte, me qindra persona kanë mbetur të plagosur dhe shumë e shumë të tjerë s’kanë më një çati mbi kokë.

Solidarizimi i shprehur në këto ditë të dhimbshme nga shqiptarë, e të huaj, ka qenë i paimagjinueshëm, madje mund të themi se kjo ishte e vetmja e mirë në mes të kësaj tragjedie.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” që prej orëve të para të mëngjesit të së martës së zezë, e deri në këto çaste aktuale ka qëndruar në gatishmëri të të prekurve nga tërmeti apokaliptik.

Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në “Top Channel”, prej ku deklaroi se deri më tani janë mbledhur nga Fondacioni që ai përfaqëson rreth 1.7 milion dollarë.

Hajdari theksoi se “Fundjavë Ndryshe” do restaurojë 500 shtëpitë e para: “Do të ndajmë zonat ku do të operojmë, do të bashkëpunojmë me firmat e ndërtimit dhe do t’i mbikëqyrim nga fillimi deri në fund”.

Kujtojmë se “Fundjavë Ndryshe” brenda katër viteve ka arritur të realizojë me sukses ndërtimin e 350 shtëpive. Vlen të theksohet gjithashtu fakti se ka restauruar mbi 1500 shtëpi të tjera.

Pra, përvoja dhe profesionalizmi i treguar ndër vite nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” dëshmon se restaurimi i 500 shtëpive të para të prekura nga tërmeti do mundësohet dhe rezultati do jetë i prekshëm shumë shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRAY FOR ALBANIA"/ Nga Abu Dhabi, Kanadaja e Sarajeva. Qytetet që ndriçuan kullat e tyre... KUQEZI
Previous article "NDIHMA E PAÇMUESHME E TURQISË PËR NDËRTIMIN E 500 SHTËPIVE"/ Rama tregon dy episode përlotëse për Xhesikën dhe të mbijetuarin e Thumanës

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT