Per pushuesit duket se edhe kjo fundjave eshte favorizuese pasi sinoptikanet nuk parashikojne ndryshime te kushteve atmosferike, me temperatura ne mesdite 30 grade, por disa qarqe do te preken nga shirat kryesisht ne oret e pasdites.
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.25) dhe nesër (e shtunë, dt.25) priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, ndërsa në qarkun e Vlorës ato do të arrijnë deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 19 / 31 °C
në vendet malore: 13 / 28 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.24) dhe nesër (e shtunë, dt.25) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.


