• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FUNDI I PARALAJMËRUAR I MYNYR KONIT”/ Si dhe pse u “SHKARKUA”, rektori i Universitet të Tiranës
Home
Ekskluzive

“FUNDI I PARALAJMËRUAR I MYNYR KONIT”/ Si dhe pse u “SHKARKUA”, rektori i Universitet të Tiranës

15 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Ministrja e arsimit Besa Shahini dy ditë më pare, në një deklaratë për mediat komunikoi pezullimin e rektorit të Universitetit Mynyr Koni.  Ajo tha se ka marrë vendimin e duhur për të ardhur në një zgjidhje ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës. Vendimi për shkarkimin e Mynyr Konit merret nga presidenti, ku ministrja Shahini tha se ka bindjen se Meta do marrë vendimin e duhur për shkarkimin e tij.

Po pse ministrja e Arsimit mori një vendim kaq drastik duke pezulluar nga puna rektorin e Universitetit të Tiranës i cili u zgjodh me votë:

1. Zgjedhja e tij në krye të universitetit erdhi si shkak i një presioni politik të bërë nga ish- Kryeministri Sali Berisha ku tha se Mynyr Koni ishte kërcënuar nga Emiliano Shullazi, që të hiqte dorë nga kandimi për rektor.

2. Mynyr Koni nuk gjeti solidaritet as brenda universitetit me dekanët, ku ish- parardhësi i tij Dhori Kule e akuzonte për abuzime me tenderat dhe shkelje të ligjit.

3. Katër dekanët e Fakulteteve të Tiranës, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule prej kohësh kanë kërkuar, shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ku e akuzonin se në dëm të hapur me interesat e administrimit, drejtimit dhe zhvillimit Instituticional të Universitetit të Tiranës

4. Protesta e studentëve ishte një shuplakë siç e tha edhe kryeministri Rama për të gjithë e cila nxori në pah problemet që kishte universiteti i Tiranës. Por edhe pse ish-rektori Mynyr Koni thoshte se ishte me studentët dhe se e përkrahte protestën e tyre, ai i la në mëshirë të fatit pasi ishte ai që mund ta zgjidhte ngërçin e krijuar në universitet.

5. Ligji i Arsimit të Lartë i cili u miratua në 2015, ku të gjitha palët politike ranë dakord me miratimin e tij. Mynyr Koni hezitoi ta vinte në funksion në Universitetin e Tiranës, ky ishte dhe shkaku që studentë dolën në rrugë të protestonin.

6. Duket se Mynyr Koni u la vetëm edhe nga politika nga ish-kryeministri Berisha i cili nuk ka reagur fare në lidhje me këtë çështje. Po ashtu edhe nga presidenti Meta i cili është ai që do vendosë  fatin përfundimtar të Mynyr Konit nëse do ta miratojë apo jo shkarkimin e tij.

7. Debatet e shumta të kryeministrit Rama me rektorin ku thoshte se në këtë universitet ka abuzime me tenderat, harxhohen 6 mln euro në vit për roje sigurie dhe zero për kërkim shkencor.

8.  Doktoraturat që jepeshin nga ky universitet pa kontroll, ku çdo kush po merrte titullin “ Doktor shkencash”, plagjiatura që qarkullanin në universitet.

Të gjitha këto tregojnë fundin e “mbretërimit” të Mynyr Konit në krye të Universitetit të Tiranë. Të jesh me studentët do të thotë ti udhëheqësh ato në mënyrën siç e do ligjin. Ndaj Koni gjendet sot pa përkrahjen e askujt.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJEST I "ÇMENDUR" NË KAMPIONATIN AMERIKAN/ Lojtari i New Yorkut godet topin me gjithë forcën drejt tifozëve (VIDEO)
Previous article QETËSIA NË TIRANË/ "Shtegu i Qershive" vendi ideal për shëtitje (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora Aktualitet

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë Aktualitet

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT