• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FUND PALIGJSHMËRISË”/ Rama paralajmëron ndryshim në procedurat për ndërtimet: Përfshirje të detyrueshme të arkitektëve në këtë proces
Home
Politikë

“FUND PALIGJSHMËRISË”/ Rama paralajmëron ndryshim në procedurat për ndërtimet: Përfshirje të detyrueshme të arkitektëve në këtë proces

3 October, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp nga Kryeministria me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Ai ka njoftuar masat që do të merren në lidhje me dhënien fund të ndërhyrjeve të paligjshme në territor, ndërsa përsëriti edhe një herë se arkitektët do të ngarkohen me përgjegjësi për çdo devijimin nga zbatimi i projektit.

Rama gjithashtu ka njoftuar si risi edhe formalizimin e mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përpara çdo nisje punimi.
Ai ka paralajmëruar dhe futjen më në proces të punës së ndërtimeve dhe të arkitektëve.

“Kjo konferencë ka një vlerë të posaçme për këtë moment të rrugës tonë. Ka një vlerë të posaçme për të njohur publikun me të gjitha aspektet e masave që qeveria ka ndërmarrë dhe që një pjesë e tyre kanë marrë fuqi ligjore. Një pjesë tjetër do të dalin për konsultim publik, pasi lidhen me kodin penal. Tërësia e këtyre masave lidhet me atë që e kam paralajmëruar, domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel tjetër për ministrat, për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin. Kjo është një qasje 360 gradë që shtrihet në të gjitha drejtimet e konstatuara problematike. Kam bindjen se do të na japë rezultate të konsiderueshme pasi krijon kushtet për një disiplinim të mëtejshëm të procesit të ndërtimit. Jo vetëm ndërtimet pa leje, por dhe ato me leje që rëndon bëhen shkak për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe hasin pengesa. Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes së detyrueshme të arkitektit në zbatimin e punimeve. Kjo do të thotë se për shkak se arkitektët janë nën trysni nga ndërtuesit dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime në procesin e ndërtimeve. E kthejnë arkitektin në subjekt të ligjit.”, tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI ME LEJET E NDËRTIMIT/ Rama: Nëse ndërtuesit abuzojnë mbi 10% të planit, konfiskohet objekti dhe i kalon shtetit!
Previous article OPERACIONI/ 48 punonjëse seksi nga Amerika Latine dhe Azia. 7 të arrestuar në Shqipëri, koka e grupit në Kolumbi

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT