• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FTESA MË NË FUND KA EDHE ADRESË”/ Rama konfirmon vendin dhe orën e takimit me shqiptarët në Greqi
Home
Politikë

“FTESA MË NË FUND KA EDHE ADRESË”/ Rama konfirmon vendin dhe orën e takimit me shqiptarët në Greqi

10 May, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se takimi me shqiptarët në Greqi do të mbahet në stadiumin Galatsi në orën 11:00. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë fton të gjithë shqipatrët që jetojnë Athinë e përreth saj që të jenë të pranishëm në këtë takim, që u bë edhe kryefjalë e mediave greke.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Stadiumi i Galatsit tashmë është “bllokuar” për fjalimin e Edi Ramës.

Leja është dhënë nga shoqëria shtetërore e pasurive të paluajtshme dhe kontrata e qirasë është mbyllur nga personi privat që administron një pjesë të objekteve olimpike.

Fjalimi në Athinë i Ramës do të pasohet nga vizitat në Milano më 26 maj, Londër më 2 qershor dhe Dusseldorf më 16 qershor, ndërsa turneu quhet “Krenar për Shqipërinë”.

Vizita e Ramës në Athinë u zgjodh në datën e plotësimit të një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në atë kohë. Një ngjarje që bëri që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë të shkojnë “në akull”, në mes të periudhës parazgjedhore në Athinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABI IM"/ Dëshmitarët rrëfejnë britmat e fëmijës dhe gruas së Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë
Previous article VRASJA E BRAHIMIT/ Mediat greke nxjerrin pamjet: Autorët e kanë ndjekur, gjithçka ndodhi para…

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT