• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABI IM”/ Dëshmitarët rrëfejnë britmat e fëmijës dhe gruas së Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë
Home
Breaking News

“BABI IM”/ Dëshmitarët rrëfejnë britmat e fëmijës dhe gruas së Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë

10 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmitarët okularë kanë përshkruar dinamikën e ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi që u vra mbrëmjen e së enjtes në Athinë.

Një sipërmarrës, i cili ndodhej në dyqanin e tij pak metra larg vendngjarjes, tregon se dëgjoi fillimisht 3 të shtëna me armë zjarri. Mendoi se ishin fishekzjarre të hedhura nga tifozët e skuadrës së Olimpiakos.

Kur doli nga dyqani, pa një grua që po bërtiste, që mesa duket ishte bashkëshortja e viktimës.

“Dola para dyqanit tim dhe pashë një grua që hapi derën e makinës dhe bërtiste “e hëngrën”, diçka e tillë. Nuk vura re nëse kishte gjak. Pas makinës, 10 metra më tutje, ndodheshin 2 fëmijë të mitur të cilët i larguan”, tregon dëshmitari.

Gruaja që po bërtiste “e hëngrën” i referohej faktit që e vranë.

Një tjetër grua dëshmitare ka treguar për mediat greke se shqiptari u vra në sy të fëmijës së tij të mitur. Djali i viktimës po luante në shesh me vajzën e dëshmitares që rrëfen: “Vajza ime e vogël po luante me djalin e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova të shikoja nëse po ndodhte diçka apo ishte lojë. Vogëlushi po qante dhe bërtiste ‘babi im babi im”.

“Dëgjuam të shtënat, menduam se ishin kapsolla. Vrapuam dhe pamë makinën të parkuar në cep. Gruaja e tij bërtiste ‘ndihmë ndihmë’. Ata erdhën për të marrë fëmijën që po luante”, përshkruan skenën një tjetër dëshmitar.

Roan Brahimi 32 vjeç ndodhej në makinë së bashku me gruan kur u ekzekutua për vdekje. Bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37 vjeç mbeti e plagosur lehtë. Atentatorët kanë qenë me motor.

Ekspertiza greke ka përcaktuar se 32-vjeçari u ekzekutua me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.

Autorët u larguan pa lënë gjurmë, teksa vrasësi konsiderohet si profesionist. Hetuesit do të kqyrin pamjet e kamerave të sigurisë për të analizuar itinerarin e vrasësve, të cilët e kanë ndjekur dhe nga cili drejtim u larguan pas krimit. Me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia e gruas, e cila ka qenë dëshmitare okularë, por për momentin nuk i është marrë për shkak të tronditjes që ka pësuar.

Viktima Roan Brahimi ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës, por jo vetëm.

3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR KORRUSION/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Joana Duron
Previous article "FTESA MË NË FUND KA EDHE ADRESË"/ Rama konfirmon vendin dhe orën e takimit me shqiptarët në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT