• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FTESA E OPOZITËS/ Përgjigjet Gjiknuri: Këshilli Politik mblidhet pasdite, shpresojmë reflektim
Home
Politikë

FTESA E OPOZITËS/ Përgjigjet Gjiknuri: Këshilli Politik mblidhet pasdite, shpresojmë reflektim

29 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Këshilli Politik do të mblidhet pasditen e sotme në orën 18.00, pas thirrjes së opozitës së bashkuar, një ditë para seancës parlamentare, ku pritet votimi i ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave të zgjedhjeve dhe koalicionet zgjedhore.

Socialisti Damian Gjiknuri i është përgjigjur pozitivisht ftesës së demokratit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasilit të LSI.

Gjiknuri thotë se ekspertët, në opinionin tanimë të bërë publik konstatuan se amendamentet nuk pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve ashtu sikurse nuk pengojnë grupimin në koalicione parazgjedhore.

Në vijim shton se sipas ekspertëve, modalitetet e përcaktimit të nivelit të hapjes së listave nga 2/3 deri në 3/3 dhe modalitetet e grupimit të partive në koalicione parazgjedhore, e regjistrimit të kandidatëve duhen përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

“Duke marrë në konsideratë shqetësimet tuaja që lidhen me kërkesën për hapje 100% të listave dhe mospengimin e koalicioneve parazgjedhore, mazhoranca në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik ofroi një propozim konsensusi sa vijon: Miratimi i amendimeve kushtetuese të cilat edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore. Reflektimin më pas të këtyre amendimeve kushtetuese në ligjin elektoral përmes një procesi diskutimi në Këshillin Politik”, shkruan Gjiknuri.

Për sa i takon shqetësimit të opozitës jashtëparlamentare për çështjen e modaliteteve të krijimit dhe regjistrimit të kandidatëve nga koalicionet parazgjedhore, nënvizon se kjo është një çështje që përcaktohet në Kodin Zgjedhor.

Po ashtu sqaron se në fazën e ndërhyrjes në Kod, përveç ekspertizës që do të merret nga ODIHR, të shqyrtohen të gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/ hollandez dhe belg. Anëtari i mazhorancës në Këshillin Politik kërkon gjithashtu, që të hulumtohet çdo model i një vendi të OSBE që aplikon sistem proporcional rajonal me lista të hapura si ky që ka Shqipëria.

Po ashtu kujton se gjatë mbledhjes së djeshme, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare nuk dhanë një përgjigje për këtë propozim konsensusi të ofruar nga mazhoranca.

“Duke shpresuar se gjatë këtyre orëve keni reflektuar mbi këtë propozim dhe do të jepni qëndrimin tuaj, konfirmoj prezencën në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në ora 18:00 në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve”, shkruan Gjiknuri.

Më herët nëpërmjet një emaili drejtuar socialistit Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI, shprehën vullnetin e Opozitës së bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet.

Ata thanë se ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

Më tej shtuan se Opozita e bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin marrëveshjen politike të 14 janarit dhe zhbëjnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Opozita e Bashkuar propozon që të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes; Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë dhe të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTAT/ Peza: SHBA e tha qartë, parlamenti në të drejtën e vet për t'i votuar! Këshilli politik të vazhdojë përtej 30 korrikut
Previous article MOTRA E AKUZOI PËR DHUNË/ Vëllai në Tv: Ajo i ka trutë mangët, u nda nga burri dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT